George Brandis: “Një pjesë e personave që vijnë përmes programeve të refugjatëve dhe që janë radikalë, dëmtojnë më shumë refugjatët se sa shoqërinë australiane”
MELBOURNE (AA) – Ministri australian i Drejtësisë, George Brandis, ka thënë se shoqëria muslimane është pjesa më e dëmtuar e shoqërisë nga terrorizmi, raporton Anadolu Agency (AA).
Brandis ka folur për një program televiziv, ku ka theksuar se refugjatët në vend nuk janë burim i terrorizmit.
Pas rikujtimit të drejtuesit të emisionit se 3 sulmet e fundit në Australi janë bërë nga refugjatë, ministri Brandis u shpreh: “Këto njerëz nuk bënë një sulm të tillë se janë refugjatë, por e bënë këtë veprim për vetë faktin se janë radikalizuar”.