Duke filluar që nga dita e djeshme dhe deri në fund të marsit, Rusia do të mbajë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Kryetari i Këshillit të Sigurimit ka të drejtë të mbledhë Këshillin në çdo kohë që ai e konsideron të nevojshme si dhe me kërkesë të çdo anëtari të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Më 19 mars është planifikuar mbajtja e mbledhjes së hapur për situatën në Afganistan. Në të do të marrin pjesë ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe ministri i Jashtëm i Afganistanit. Mbledhja do të drejtohet nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov./koha/kohaislame