1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Këto janë kandidatet me shami, që po garojnë për deputete

Më të lexuarat

Edhe pse në numër ende jo të lart, gratë çdo ditë e më shumë po futen në listat e partive politike për tu bërë pjesë e vendimarrjës në politikë.
As në këto zgjedhje partitë politike nuk kanë arritur të përfshinë numër të knaqshëm të femrave në listat zgjedhore, duke bërë që të dominojnë meshkujt për kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Pavarësisht numrit të vogël, në këto zgjedhje do të shohim më shumë se asnjëherë më parë femra të mbuluara, praktikuese të fesë islame në listat zgjedhore, shkruan Magazina.al
Partia “Fjala” e cila udhëhiqet nga Gëzim Kelmendi, mbanë numrin më të madh të femrave me mbulesë të përfshira në listat zgjedhore, ku 5 prej tyre bartin mbulesë.
AKR’ja e Behgjet Pacollit, ka në listën e saj vetëm dy femra me mbulesë, derisa Partia e Drejtësisë vetëm një.
Edhe pse në garën për deputete ka pasur edhe më herët femra të cilat praktikojnë fenë, vetëm një kishte fituar ulëse në Kuvend, e ajo është Labinota Murtezi e cila tani garon si kandidate e AKR’së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit