1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Nuk e dini nga është kibla, keni nevojë për një xhami afër dhe ju duhet orari i namazeve? – “Hauwei” lanson aplikacionin që i dedikohet eksluzivisht muslimanëve

Më të lexuarat

Kompania e telekomunikimeve “Huawei”, ka njoftuar se ka lansuar aplikacionin “Muslim Daily” për besimtarët muslimanë. Aplikacioni është projektuar posaçërisht për ata përdorues që agjërojnë dhe kryejnë kryejnë ritualet e tyre të përditshme, duke përfshirë kohën e namazit, recitimin e Kur’anit, identifikimin e drejtimit të kiblës dhe gjetjen e një xhamie më të afërme në vendndodhjen e përdoruesit.

Aplikacioni, është në sistemin operativ android, ku ofron një sërë programesh të Ramazanit në një ekran të vetëm, të projektuar posaçërisht për këtë muaj, duke përfshirë titrimin e Kur’anit, listën me 15 nga recituesit më të famshëm të Kur’anit në botë – përfshirë Abdul Rahman Al Sodais, Abdul Basset, Abdul Samad dhe Meshari Al Afasi. Te pjesa e recituesve aplikacioni mundëson që një verset kur’anor ta dëgjosh nga një recitues, derisa tjetrin nëse dëshiron nga recituesi tjetër, pa e lëshuar kaptinën nga fillimi.

Ai gjithashtu ofron një program për të gjetur drejtimin e kiblës, përmes funksionit të navigimit GPS në smartphone. Gjithashtu mund t’i gjeni kohët e namazit për shumë qytete anembanë botës, dhe për më tepër njofton përdoruesin, kur është koha e namazit. Aplikacioni mund të kërkojë xhamitë më të afërta dhe t’i shfaqë ato sipas emrit, adresës dhe distancës, transmeton albawaba.

Kur përdoruesi klikon mbi emrin e një xhamie nga lista, aplikacioni do të shfaqë hartën e google map, për t’i treguar përdoruesit se si ta arrijë në atë xhami në këmbë ose me makinë. Përveç tjerash ofrohet edhe kalendari islam(Hixhri), dhe ai gregorian në të njëjtën faqe, me datat e fillimit dhe mbarimit të çdo muaji kalendarik. Përmes aplikacionit mund ta njoftoheni për ngjarje dhe raste të ndryshme fetare, si Israja dhe Miraxhi, ditëlindja e Profetit, fillimi i Ramazanit, Arafati, Fitër Bajrami, Kurban Bajrami dhe viti i ri – Hixhri.

Duke komentuar aplikacionin e ri, Gene Jiao, president i grupit të konsumatorëve të Huawei, në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës, tha: “Huawei mbetet i përkushtuar për të bërë jetën e njerëzve më të mirë përmes produkteve dhe softuerëve të saj novatorë, ku për muajin e Ramazanit kemi bërë më të mirën për të ofruar një aplikacion shtesë, në përputhje me spiritualitetin e muajit të bekuar, dhe për të kënaqur nevojat e të gjithë klientëve tanë në botën Islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit