Të shtëna me armë në brendësi të një fabrike në Lucerne të Zvicrës. Siç raportojnë mediat lokale, të paktën pesë persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë të shtënave.
Mësohet se të shtënat janë bërë nga një burrë rreth orës 09:00 të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në mensën e fabrikës “Kronospan” një fabrikë e përpunimit të drurit e vendosur në qytetin Menznau.
Disa dëshmitarë në ngjarje kanë treguar për mediat lokale se bëhet fjalë për një ‘masakër të vërtetë’.
Nga vendngjarja raportohet se 4 prej të plagosurve ndodhen në gjende të rëndë, ndërsa janë dërguar në spital me ndihmën e tre helikopterëve. Ndërkohë që zona përreth është izoluar nga policia.
Mësohet se në fabrikë punonin mbi 400 persona.
Në kantinën e fabrikës për përpunimin e drurit “Kronospan” në Menznau të Lucernit një vrasës ka shtënë me armë në drejtim të njerëzve. Dyshohet për tre të vrarë dhe shtatë të plagosur rëndë.
Burime të Indeksonline mësojnë se sulmuesi ishte një shqiptar nga Brekoci, Komuna e Gjakovës, Viktor Berisha (42 vjeçar).
Ndërkohë edhe mediat nga Lucerni thonë se janë tre të vrarë dhe shtatë të plagosur, 6 prej tyre janë të plagosur rëndë. Në mesin e të vrarëve është edhe vetë sulmuesi, i cili dyshohet se është vetvrarë pas sulmit.
Siç bën të ditur policia e Lucernit, krimi ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit.