Komanda ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan ka pranuar se gabimisht ka zvogëluar numrin e sulmeve talibane në vitin e kaluar.
Një raport i postuar në ueb-faqen e Forcës Ndërkombëtare të NATO-s ka pohuar se ka pasur rënie për 7 për qind të “sulmeve armiqësore” në vitin 2012. Shifrat më pas janë larguar nga ueb-faqja.
Zyrtarë të NATO-s kanë thënë se janë duke përgatitur shifrat korrekte, të cilat do të tregojnë se sulmet e kryengritësve në vitin 2012 kanë mbetur në të njëjtin nivel sikurse në vitin paraprak.
Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se rënia e dhunës në Afganistan është shenjë se misioni i NATO-s ka përmbushur me sukses detyrat.
Shumica e trupave të huaja pritet të lënë Afganistanin në fund të vitit 2014.