8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Zbulohet skenari i BDI-së kundër BESËS në qeveri

Më të lexuarat

Këto ditë kur bisedimet për formimin e qeverisë së re kanë has në gozhd, sepse Lëvizja Besa kërkon të respektohen parimet e bashkqeverisjes dhe të realizohen kërkesat shqiptare në Maqedoni, marim vesh se BDI është në sikletë të madh.

Meqë kanë pranuar të futen në qeveri pa asnjë kusht, sepse kanë qenë të shantazhuar nga përgjimet e Zaevit, ata tash po bëjnë ç’mos që ta pengojnë pjesëmarrjen e Besës në qeveri. Të frikësuar se nëse bëhet Besa pjesë e qeverisë, mund të përmbushen disa kërkesa të rëndësishme shqiptare dhe ata të humbin edhe më shumë, ata ia kanë vënë kusht Zaevit që ‘nëse e merr Besën, ne dalim!’. Siç dëgjuam para ca ditëve, Ali Ahmeti hoqi dorë nga Deklarata Shqiptare, ndërsa Besa dhe Aleanca vazhdojnë t’i mbeten besnikë asaj. Kjo duket se është arsyeja pse Zaev kaq ditë nuk përgjigjet në kërkesat e Besës.

Në anën tjetër që ta nxi Besën, BDI përmes megafonave të saj propagandistikë, ka organizuar shpifjen se ‘Besa nuk vjen në qeveri, sepse është me VMRO-në’. Siç kuptohet nga një burim i afërt me BDI, kjo akuzë do të shpeshtohet gjithnjë e më shumë këto ditë. Ashtu janë marë vesh të flasin të gjithë eksponentët e BDI’së.

Ndonëse qytetarët e dinë se ishte Besa ajo që nuk pranoi të ulej të bisedonte me VMRO-në, ndërsa ishte BDI ajo që bisedoi 20 ditë me VMRO-në dhe përsëri askund nuk është dëgjuar asnjëher një deklaratë e kryetarit të BDI-së se ‘nuk hyjmë në qeveri me VMRO-në’.

Marim vesh se arsyeja pse BDI ka shkuar me LSDM-në është se Ali Ahmeti është kërcënuar se do t’ia hapin rastin “Maxhar Telekom”.

Për t’i konfirmuar këto informacione, kërkuam përgjigje edhe në Lëvizjen Besa. Ata nuk i mohuan, e as nuk i pohuan, por vetëm thanë: ‘E vërtetë është se Zaevi tashmë disa ditë nuk përgjigjet ndaj kërkesave tona. Ai më parë na ka thënë se Ali Ahmeti nuk na do në qeveri, por nuk e dimë a është kjo arsyeja’. Ndërkaq në pyetjen për akuzën se ‘Besa është me VMRO-në’, ata thanë: ‘Kalon edhe kjo. Është pjes e propagandës së njohur të BDI./lajmpress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit