Agjëruesit i lejohet ta puthë dhe ta përqafojë gruan e tij, si gjatë agjërimit farz, po ashtu edhe vullnetar, në ramazan dhe në muajt e tjerë, si për të riun edhe për të moshuarin, kur ka siguri se nuk e humb kontrrollin e epshit të tij e të bjerë në haram, si përshembull në marrëdhënie intime apo ejakulim.
Argumenti për këtë është fjala e Aishes – Allahu qoftë i kënaqur me të -, e cila ka thënë:
‘ I Dërguari i Allahut (alejhi selam) puthte dhe përqafonte gruan, kur ishte me agjërim, por ai ishte më i afti nga të gjithë për të frenuar epshin.”
Muslimi