Në librin “Reudatu Nedije”: (1/576) thuhet: “Ka mospajtime se kur është ajo natë, dhe thënia më e fortë është se ajo është në natët teke në dhjetë ditëshin e fundit, mund të lëvizë para apo mbrapa. Ebi Seid ka thënë: ajo është në natën e njëzet e një.
El-Muzenij dhe Ibn Huzejme[1] kanë thënë: ajo lëviz çdo vit në një natë, kështu duke bashkuar mes transmetimeve.
Autori i “Reudatu Nedije” tha: kjo thënie është më e fortë, dhe medhhebi i imam Shafiut është se ajo nuk rrin në një natë të vetme, kurse është transmetuar në librin “Minhaxh” se imam Shafiu ka anuar në natën njëzet e një dhe njëzet e tre, kurse imam Ebu Hanifja ka thënë se ajo është në ramazan porse nuk dihet se në cilën natë është…” mbaroj fjala e autorit të librit: “Reudatu Nedije”.
Ebu Isa et-Termidhi -Allahu e mëshiroftë- ka thënë: “Është transmetuar nga Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- për natën e Kadrit: se ajo është nata njëzet e një, njëzet e tre, njëzet e pesë, njëzet e shtatë dhe njëzet e nëntë, dhe nata e fundit e ramazanit”[2]
Nga Aishja -Allahu qoftë i kënaqur prej saj- transmetohet se ka thënë: Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- bënte i’tikaf [3] në dhjet ditëshin e fundit të ramazanit, dhe thoshte: Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë ditëshin e fundit të ramazanit”[4].
Transmetohet përsëri prej saj -Allahu qoftë i kënaqur prej saj- se i Dërguari -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në natët tek të dhjet ditëshit të fundit të ramazanit”[5].
Transmetohet nga Ibn Umeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tyre- se Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në shtatë ditëshin e fundit”[6].
Në një transmetim tjetër të tij ka thënë: Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Kërkojeni atë (natën e Kadrit) në dhjet ditëshin e fundit, nëse dikush prej jush dobësohet fizikisht apo nuk ka mundësi mos t’i kaloj atij shtatë ditët e mbetura”[7]
Nga Ibn Seid el-Hudrij -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- transmetohet se ka thënë: Bëri itikaf Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhjetë ditëshin e mesit të ramazanit për të arritur natën e Kadrit; para se t’i bëhej e qartë atij, kur mbaruan urdhëroj që vendi të hiqej, e mëpas iu bë e qartë atij se ajo është në dhjet ditëshin e fundit.
Urdhëroi që ta ngrinin përsëri vendin dhe e bënë, pastaj doli tek njerëzit dhe tha: “O njerëz! Me të vërtetë mua mu qartësuar se kur është nata e Kadrit, dhe unë dola që tua tregoj juve atë, më erdhën mua dy persona që grindeshin dhe me ta ishte shejtani, e unë e harrova atë, kërkojeni atë në dhjet ditëshin e fundit, kërkojeni në natën e nëntë, shtatë dhe të pestë.
Thashë: O Ebu Seid! Me të vërtetë ju jeni më të ditur se ne në numurim. Tha: Po, ne jemi me të ditur se ju në to, tha: çfarë është për qëllim me nëntë, shtatë, dhe pesë?
Tha: Nëse kalon nata e njëzet e një ajo që vjen është njëzet e dy dhe ajo është nënta, e nëse kalon njëzet e tre ajo që vjen është shtata, e nëse kalon njëzet e pesa ajo që vjen është pesa”[8]
Nga Abdullah ibn Unejs se Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “E pashë natën e Kadrit e më pas e harrova atë, dhe në sabahun e saj e shikoj që do të bie në sexhde në tokë me baltë.
Tha: Ra shiu tek ne natën e njëzet e tre, u fal me ne Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhe u largua dhe shenjat e baltës ishin mbi ballin e hundën e tij.
Tha: Abdullah ibn Unejsi thoshte: njëzet e trëshi”[9].
Nga Ibn Abasi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Kërkojeni atë në dhjet ditëshin e fundit të ramazanit, nata e Kadrit është në nëntë ditët e mbetura[10], në shtatë ditët e mbetura[11], në pesë ditët e mbetura[12]”[13].
Nga Muadh ibn Xhebel se Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- është pyetur për natën e Kadrit dhe tha: “Ajo është në dhjetë ditëshin e fundit, apo pesëshen e fundit, apo treshen e fundit”[14].
Nga Ibn Abasi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se ka thënë Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-: “Ajo është në dhjet ditëshin e fundit, në nëntë ditët e kaluara[15] (nga dhjet ditët e fundit), ose në shtatë[16] ditët e mbetura”[17].
Nga Muauija -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në natën e fundit të ramazanit”[18].
Në librin “Mexhmu Fetaua” (25/284) –me shkurtim- thuhet: “Është pyetur[19] për natën e Kadrit kur ishte i burgosur në burgun e kështjellës, kështjellën e Malit –në vitin shtatëqind e gjashtë (706)-.
U përgjigj: Falënderimi i takon vetëm Allahut, nata e Kadrit është në dhjet ditëshin e fundit të ramazanit, kështu është saktësuar nga Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- se ka thënë: “Ajo është në dhjet ditëshin e fundit të ramazanit”[20] dhe është në natët tek prej saj.
Porse natën teke fillojnë me ditët që kanë kaluar, prandaj kërkohet në netët njëzet e një, njëzet e tre, njëzet e pesë, njëzet e shtatë, njëzet e nëntë.
Dhe është në ditët e mbetura siç ka thënë Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-: “Nëntë netët e mbetura, shtatë netët e mbetura, pesë netët e mbetura, tre netët e mbetura”[21]
Në bazë të kësaj nësë muaji është tridhjet ditë; ajo është në netët çift, dhe nata njëzet e dy është nata e nëntë e mbetur, e nata njëzet e katër është nata e shtatë e mbetur, kështu e ka shpjeguar Ebu Seid el-Hudrij -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- në hadithin e saktë dhe kështu e ka bërë Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-.
E nëse muaji është njëzet e nëntë, koha e mbetur është si koha e kaluar.
E nëse çështja është kështu, atëhere duhet që personi ta kërkoj atë në të gjitha netët e dhjet ditëshit të fundit siç ka thënë Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-: “Kërkojeni atë në dhjet ditëshin e fundit”.
Dhe më së shumti mund të jetë në shtatëshen e fundit, që korespodon me natën njëzet e shtatë me shumë, siç ka qenë Ubej ibn Kab që u betonte se është nata e njëzet e shtatë . . .
Ndoshta Allahu ua bën të mundur disa personave të ditur me anën e ëndrrave, apo zgjuar dhe shikon dritën e saj (natës Kadrit), apo shikon dikënd që i thotë kjo është nata e Kadrit, apo i zgjerohet zemra çka e bën të mundur ta dalloj atë, dhe Allahu e din më së miri” (Mbaroi fjala e shejhu Islam Ibn Tejmijes).
Dhe është pyetur për natën e Kadrit dhe natën e Israsë se cila është më e mirë?
U Përgjigj: “Nata e Israsë është më e mirë tek Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-, porse nata e Kadrit është më e mirë sa i përket ummetin. Mirësia që u veça me të Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- natën e Miraxhit është më e plotë se mirësia e natës së Kadrit.
E mirësia e ummetit në natën e Kadrit është më e plotë se mirësia e tyre natën e Miraxhit, megjithëse ata kanë mirësi shumë të madhe në të, porse mirësia, nderi dhe grada e lartë ndodhi në atë që u ngrit me të Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-“.
[1] Shiko “Sahih Ibn Huzejme”: 3/329.[2] Shiko “Sahih sunen et-Termidhi”: 1/237.
[3] Itikaf dmth qëndrimi i personit një pjesë të kohës në xhami për adhurim.
[4] Trasnmeton Buhariu: 2020 dhe Muslimi: 1167.
[5] Transmeton Buhariu: 2017 dhe Muslimi: 1169.
[6] Transmeton Muslimi: 1165.
[7] Transmeton Muslimi: 1165.
[8] Transmeton Muslimi: 1167.
[9] Transmeton Muslimi: 1168.
[10] Dmth në natën e njëzet e një, kështu thotë el-Kirmani.
[11] Dmth në natën e njëzet e tre.
[12] Dmth nata e njëzet e pesë, nga libri “Umdetu Kariu”.
[13] Transmeton Buhari: 2021.
[14] Transmeton Ahmedi, ka thënë shejh Albani -Allahu e mëshiroftë- zinxhiri i hadthit është i mirë, të gjithë transmetuesit janë të besueshëm dhe Bekijetu e ka shprehur qartë që e ka dësgjuar hadithin, shiko “Silsiletu Sahiha” hadithi: 1471.
[15] Dmth: nata e njëzet e nëntë, thotë el-Kirmani.
[16] Dmth: nata e njëzet e shtatë.
[17] Transmeton Buhari: 2022.
[18] Transmeton Ibn Nasr tek “Kijamu Lejl”, dhe Ibn Huzejme tek “Sahihu i tij” shiko “Silsiletu Sahiha” nën hadithin: 1471.
[19] Ka për qëllim Shejhun e Islamit Ibn tejmijen -Allahu e mëshiroftë-.
[20] Ka për qëllim hadithin tek Buhariu: 2022 që përmendëm më lart.
Shkëputur nga libri: “Meusuatu Mujesere”: 3/337-346
Autor Husejn Auajshe