“Fenerët e Ramazanit”, të cilët janë kthyer në një nga simbolet më të rëndësishme të muajit të shenjtë të Ramazanit, edhe këtë vit kanë nisur të zbukurojnë ballkonet e shtëpive dhe rrugicat në Egjipt
KAJRO (AA) – “Fenerët e Ramazanit”, të cilët janë kthyer në një nga simbolet më të rëndësishme të muajit të shenjtë të Ramazanit, edhe këtë vit kanë nisur të zbukurojnë ballkonet e shtëpive dhe rrugicat në Egjipt, shkruan Anadolu Agency (AA).
Fenerët e ndryshëm prej metali apo druri, prodhohen në të gjithë vendin, por qendra e tyre është zona Sejjide Zejneb në Kajro. Shumë ustallarë fenerësh shpalosin aftësitë e tyre në prodhimin e këtyre objekteve zbukuruese shumë ngjyrëshe. Fenerët e zbukuruar me xhama të ngjyrave shumë llojëshe serviren për qytetarët egjiptianë. Ndërsa ata të cilët zbukurojnë shtëpitë dhe ambientet e tyre të shtëpive, ankohen për çmimet tejet të larta të fenerëve.
Inas Muhammed, një zonjë nga Kajro thotë se çmimet e këtyre fenerëve këtë vit janë të shtrenjta, ndërsa vë në dukje se edhe pse të tilla ajo nuk ka hequr dorë nga blerja. “Jam një nënë me 3 fëmijë dhe kam dëshirë të blej nga një fener për çdo fëmijë. Por çmimet këtë vit qenkan rritur shumë. Çmimi i një feneri është afërsisht 8 dollarë dhe si rrjedhojë munda të marr vetëm një”.