Në Turqi vazhdon procesi për gjetjen e zgjidhjes së problemit kronik të cilin disa e quajnë terrori i PKK-së e disa të tjerë problemi kurd. Në këtë kuadër deri më sot janë ndërmarr një sërë iniciativash. Në fjalimet që mbajti Kryeministri Erdoan në qytetin Mardin më 17 shkurt të këtij viti e që është njëri prej qyteteve të rëndësishme të Anadollit jug-lindor dhe nënprefekturën Këzëlltepe (Kızıltepe) u dhanë mesazhe të rëndësishme. Kryeministri Erdoan këtë proces e cilësoi si “procesi paqësor” dhe shtoi se para Turqisë gjendet një rast shumë i rëndësishëm dhe se kësaj radhe nuk duhet të humbasin këtë shans. Në fjalimin e tij drejtuar banorëve të kësaj zone dhe gjithë Turqisë, Kryeministri Erdoan tha: “Tani është koha të mos i gëzojmë armiqtë tanë dhe baronët të cilët ushqehen me gjak dhe armë”. Një pikë tjetër në të cilën tërhoqi vëmendjen Erdoan është se nacionalizmi është një gabim dhe se Turqia në të vërtet është një popull i përbërë prej 76 milionëve.
Të njëjtën ditë deputeti i Partisë për Paqe dhe Demokraci, Sërë Sakëk (Sırrı Sakık) në qytetin e Bursës deklaroi se nuk duhet të pengohet procesi i zgjedhjes së këtij problemi dhe në rast se ky proces pengohet nga ana e PKK-së atëherë ata do ti kundërvihen.
Këto deklarata janë hapat e fundit të procesit në fjalë që vazhdon prej vitit të ri e këtej dhe pas kësaj pritet që të hidhen hapat dhe të fillohen iniciativa të reja. Ndërkaq në programin e sotëm fillimisht do të shqyrtojmë qëllimin themelor të këtij procesi, më pas do të prekim në rëndësinë dhe së fundmi mundësinë për të realizuar këtë proces.
Procesi i zgjidhjes së problemit të terrorit ka një qëllim të vetëm: Me anë të këtij procesi synohet dhënia fund problemit të terrorit me të cilin Turqia ballafaqohet me vite. Në anën tjetër mendohet të zgjidhen problemet socio-ekonomike me të cilat organizata terroriste PKK e shfrytëzoi për të çorientuar popullin. Siç tha edhe Kryeministri Erdoan, të gjitha hapat hidhen me qëllim të rritjes së paqes, sigurisë dhe qetësisë së Turqisë.
Por, nëse shikojmë nga një perspektivë më të gjerë, mund të themi se ky proces do të siguroj një një periudhë të re pas shpëtimit të Turqisë nga terrori. Sepse paralel me procesin e zgjidhjes së problemit të terrorit vazhdojnë edhe përpjekjet për hartimin e një kushtetute të re. Nëse marrim parasysh se në vitet 2014 dhe 2015 do të organizohen zgjedhjet vendore, ato të përgjithshme dhe presidenciale, do të shohim se Turqia që tani është duke hyrë në një proces të ri. Mund të themi se ky proces do të jetë një proces i gjatë që do të vazhdoj deri në vitin 2023 kur do të shënohet edhe 100 vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë. Për këtë arsye hapi i parë i këtij procesi 10 vjeçar në të cilin bëhen përgatitjet për 100 vjetorin e Republikës është dhënia fund terrorit dhe përleshjeve të armatosura.
Rëndësia e procesit të zgjidhjes së këtij problemi në njërën anë ka nisur transformimin e brendshëm politik dhe në anën tjetër do të siguroj një epërsi të re në politikën e jashtme të Turqisë. Procesi në fjalë do të luaj një rol të katalizatorit që Turqia të zgjeroj horizontin e saj të politikës së jashtme dhe të brendshme, të rrisë fuqinë e saj ndërkombëtare dhe të jetë në një gjendje më dinamike. Kontributi që do t’i jap kjo gjendje politikës së brendshme të Turqisë është shumë i qartë. Turqia nuk do të shpëtoj vetëm nga dhimbjet humane dhe traumat që shkaktoi terrori, por në të njëjtën kohë do të forcoj integritetin social, do t’i jap fund kostos ekonomike të terrorit dhe do të forcoj bazën e stabilitetit politik.
Kontributi më i rëndësishëm i këtij procesi do të jetë në drejtim të politikës së jashtme të Turqisë, rolit dhe pozitës së saj në rajon. Turqia gjendet në një pozitë kritike dhe luan një rol të rëndësishëm në kontekstin e zhvillimeve rajonale të quajtura Pranvera Arabe. Ndërkohë që reformat politike dhe ekonomike, të cilat Turqia i realizoi në këto 10 vitet e fundit, janë duke u monitoruar me interesim nga ana e botës, tani këto reforma tërheqin vëmendjen e vendeve të Pranverës Arabe. Ajo është duke e zhvilluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik me këto vende. Me qëllim që Turqia të ketë sukses gjatë këtij procesi, të realizoj objektivat në politikën e jashtme dhe që të kontribuoj në tranzicionin e vendeve rajonale, fillimisht duhet që ajo t’i zgjedh problemet e saj të brendshme. Me qëllim që ajo të kontribuoj në rritjen e stabilitetit, demokracisë dhe mirëqenies në vendet tjera dhe të paraqes një shembull fillimisht duhet që të kujdeset për veten e saj.
Turqia duhet të zgjedh sa më parë problemin e terrorit, të eliminoj çdo lloj burimi të terrorit posaçërisht të fitoj imunitet ndaj zhvillimeve negative në Siri dhe Irak. Thënë ndryshe, me qëllim që Turqia të mos ketë probleme me kurdët e Sirisë dhe Irakut, është e nevojshme që t’i jap fund terrorit të PKK-së dhe të zgjidh problemet e qytetarëve të saj kurd dhe në këtë mënyrë të forcoj bazën sociale. Sepse një Turqi e cila i ka zgjedhur problemet e saj të brendshme do të ketë më shumë vetëbesim dhe forcë të veproj në politikën e jashtme dhe në rajonin e saj.
Së fundmi të bëjmë fjalë edhe për çështjen e mundësisë së dhënies fund apo jo të terrorit, gjë që është dëshira e të gjitha shtresave të shoqërisë në Turqi. Fillimisht nëse merren parasysh përvojat e posaçërisht rezultatet e iniciativave të demokratizimit të realizuara gjatë viteve 2009-2010, atëherë duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me arritjen e një suksesi absolut. Të gjithë e dinë se ky proces është i vështirë dhe se para tij do të mund të dalin pengesa të ndryshme.
Njëra prej pengesave janë edhe forcat e pista, të cilat dëshirojnë që ky problem të vazhdojë e që Kryeministri Erdoan i quajti “baronët e armëve” mandej këtu duhet përfshirë edhe rrjetet e trafikimit të narkotikëve. Thënë shkurt duhet të asgjësohet roli dhe ndikimi i një sërë aktorëve të quajtura “forcat e jashtme” që do të pengonin këtë proces. Nëse këto forca bëjnë provokime që ky proces të marr fund, atëherë është e nevojshme që të gjitha palët përfshirë edhe Turqinë të jenë të qëndrueshëm ndaj kësaj. Këtu duhet që aleatët perëndimor dhe miqtë e Turqisë në rajon ti japin përkrahje këtij procesi ose të paktën të mos e pengojnë atë. Kjo nuk është e nevojshme vetëm për Turqinë, por për stabilitetin e gjithë rajonit. Por, më e rëndësishmja është se të gjitha palët që janë aktorë kryesor të këtij procesi duhen të jenë të kujdesshëm ndaj të çdo lloj pengese që do të dalë gjatë këtij procesi. Pritet që palët të përmbahen nga fjalët dhe veprat që do të pengonin këtë proces dhe gjithmonë të kanë në kujtim rastin e Haburit që u jetua me përvojën e viteve 2009-2010./trt