-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Wikileaks: Berisha po flirton me “Shqipërinë e Madhe”?!

Më të lexuarat

Në një kabllogram të faqes Wikileaks, që mban datën 15 tetor 2009, ambasadori amerikan në Shqipëri, John Withers, shpreh shqetësim për deklaratat e kryeministrit Sali Berisha për Shqipërinë e Madhe.

Kabllogrami mban titullin “Berisha po flirton me Shqipërinë e Madhe”?

“Në fillim të gushtit Berisha bëri testin e parë në ujërat e politikës kosovare kur u takua me dy liderë të partive kosovare e nënshkroi me ta memorandume bashkëpunimi. Disa kritikë u tërbuan dhe fajësuan Berishën se po mbante krah në politikën e Kosovës”, nis kabllogrami, shkruan Shqiptarja.com.

Megjithatë, tensioni u bë shumë më i lartë kur Berisha në një intervistë foli për bashkimin e kombit shqiptar.

“Këshilltarët e kryeministrit na thanë se Berisha e sheh veten si një tip këshilltari, si një burrë i urtë shteti për politikanët shqiptarë në Kosovë e Maqedoni”, thuhet në kabllogram. Qeveria serbe reagoi menjëherë ndaj kësaj deklarate, duke e quajtur dhunim të sovranitetit të Serbisë. Ish- ministri i Jashtëm Lulzim Basha, u përgjigj duke thënë se komentet nuk kishin lidhje me bashkimin territorial Shqipëri-Kosovë, por me bashkimin në idealet e BE-së.

Por, tensioni nuk u ul dhe Ambasada amerikane mbeti e shqetësuar, sidomos kur Blendi Fevziu, që ambasada e quan një analist shumë pranë Berishës, publikoi editorial tek “Panorama”, që cilësohet si një e përditshme pranë qeverisë. Fevziu shkruante se nuk duhet të ketë askush frikë nga bashkimi mes Kosovës e Shqipërisë. Në këto kushte, Withers e thirri Berishën në zyrën e tij duke i thënë se deklaratat e tij komplikojnë përpjekjet e SHBA-së për të avancuar paqen e stabilitetin në rajon.

“Ambasadori i kërkoi Berishës që të përdorte udhëtimin e tij në Kosovë për të qartësuar qëndrimin e Shqipërisë për sovranitetin e Kosovës”, thuhet në kabllogram. Dhe, Berisha u soll si një nxënës i mirë. Në kabllogram thuhet se ai tha se komentet e tij ishin keqkuptuar, se s’kishte bërë kurrë thirrje për unifikimin e dy shteteve. Një e mirë e këtij keqkuptimi ishte se Ilir Meta realizoi një vizitë në Serbi”, thuhet në kabllogram.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit