Një fëmijë palestinez, u plagos rëndë nga forcat izraelite, kur ato e goditën me një bocë të gazit lotsjellës. Djaloshi shtatëvjeçar u godit rëndë nga boca metalike gjatë përleshjeve që shpërthyen në fshatin Al Khader të Betlehemit, njofton agjencia palestineze e lajmeve WAFA.
Drejtori i ambulancës dhe departamentit emergjent të Gjysmëhënës së Kuqe në Bethlehem, Muhammad Awad, tha fëmiu i identifikuar si Hasan Ahmed Issa po trajtohej në Spitalin e Shoqërisë Arabe të Betlehemit në Beit Jala.
Zyrtarët thanë se Issa po vuan pasojat nga gjakderdhja e brendshme dhe se nuk do ti nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi kjo e fundit to ta komplikonte gjendjen më tej. /MESAZHI/