4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Komandant Hoxha: UÇK-ja mund të rimobilizohet

Më të lexuarat

Tensionet në Maqedoni i konsideron si pjesë e komplotit të shërbimeve sekrete maqedonase dhe serbe për të shkaktuar një luftë dhe për t’i ngulfatur më pas shqiptarët në enklava të vogla, të krijuara sipas modeleve të spastrimeve etnike.

Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha, ka thënë për ‘Tribuna Shqiptare”, se vetëm SHBA-të kanë aftësi për t’i zbuluar dhe për t’i parandaluar këtë konspiracione. Ndihet i çuditur nga fakti që politikanët shqiptarë në Maqedoni nuk reagojnë në këtë situatë.
Por, vlerëson se kjo ka bërë që kohëve të fundit të ketë takime ndërmjet ish-komandantëve që udhëhoqën luftën në Kosovë dhe në Maqedoni, duke mos përjashtuar mundësinë që të bëhet rimobilizimi i strukturave të UÇK-së në një luftë guerile, me qëllim që ta mbrohet popullata.
“E ku do të dalë kjo, vetëm një Zot e di”, ka thënë Shaqiri, i cili që nga viti 2003 deri në vitin 2011, ka udhëhequr një grup të ish-luftëtarëve, që nuk lejuan policinë maqedonase të hynte në fshatin Tanushë, në afërsi të kufirit me Kosovën. /Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit