Kleriku Fethullah Gylen në një kolumnë për “Washington Post” thotë se dy janë hapat dhe masat e rëndësishme për të shmangur “regresin e demokracisë” në Turqi.
“E para, një kushtetutë e re civile, e cila duhet të hartohet përmes një procesi demokratik që përfshin kontributin e të gjitha segmenteve të shoqërisë dhe që duhet të jetë në një nivel me normat ligjore dhe humanitare ndërkombëtare, duke nxjerrë mësime nga suksesi i demokracive afatgjata të Perëndimit. Së dyti, duhet të zhvillohet një planprogram shkollor që thekson vlerat demokratike dhe pluraliste dhe inkurajon mendimin kritik. Secili student duhet të mësojë rëndësinë e balancimit të kompetencave shtetërore me të drejtat individuale, ndarjen e pushteteve, pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e shtypit, rreziqet e nacionalizmit ekstrem, politizimit të fesë dhe përnderimin e shtetit ose të një lideri”, shkruan Gylen.
Sipas tij, para përmbushjes së këtyre angazhimeve, qeveria turke duhet të ndalë “represionin ndaj popullit të saj” dhe të rikthehet respektimit të të drejtave të individëve, të cilët janë dëmtuar padrejtësisht nga Erdogani në kushtet e mungesës së një proces gjyqësor”.
“Ndoshta s’do të jetoj aq gjatë për të parë Turqinë të bëhet një demokraci shembullore, por lutem që autoritarizmi të mund të ndalet para se të jetë tepër vonë”, shkruan Gylen.