1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

I urreja muslimanët – Ja pse u bëra një prej tyre

Më të lexuarat

Unë u konvertova në Islam në tetor të vitit 2007. U rrita katolike, isha katolike shumë e rreptë. Dikur jepja mësim për katekizëm. Isha një shërbyese altari, kam qenë shumë aktive në kishë.

Fillova të kisha pyetje për jetën dhe shkova në kishë për përgjigjet e mia, por u përballa me shumë rezistencë. Vendosa të merrja pak kohë dhe të mësoja për fe të ndryshme. Kam studiuar judaizmin, hinduizmin, taoizmin, xhainizmin dhe përfundimisht islamin.

Jeta ime ka qenë shumë ndryshe pas ardhjes në Islam. Ka qenë një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur ndonjëherë, por ka sjellë gjithashtu edhe pjesën e saj të vështirësive. Familja ime nuk e pranon Islamin, prandaj ata nuk flasin me mua dhe si rezultat, familja më ka marrë vajzën time.

Kam pësuar humbjen e punës, nuk mund të shkoj më në shkollë, sepse nuk jam në gjendje ta përballoj financiarisht. Unë isha një nga studentet më të mira në shkollën time.

Në jetë, asgjë nuk është e qëndrueshme. Ju mund të keni para, mund të keni punë, mund të keni familje, mund të keni gjithçka … dhe ajo mund të shkojë, por feja është gjithmonë ajo gjëja e qëndrueshme që ju keni. Pra, sa herë që keni ndonjë vështirësi ose sfidë në jetë, duhet të shkoni te Zoti juaj.

Të shkoje në kishë dhe të të thonin “epo, kështu është, sepse Perëndia thotë kështu … kështu që ne nuk duhet të pyesim rreth saj”, është diçka që nuk është e pranueshme. Nëse kam nevojë për përgjigje, ku do ta gjej?

Duke qenë në konfliktin që ti beson se ka Trinitet dhe Jezusi është biri i Perëndisë dhe ai është Perëndia … kur largohesh nga ajo dhe e sheh; nuk ka kuptim. Por është e vështirë kur për shumë vite ky është besimi yt që e ke mbrojtur dhe i je përkushtuar, të bësh atë hap prapa.

Ndonjëherë, e studioj për një kohë të gjatë; kam pasur shumë ide të gabuara në lidhje me atë se çfarë ishte Islami. Në një moment i urreja muslimanët, mendoja se të gjithë muslimanët duhet të vdisnin, dhe kushdo që i ngjante muslimanëve, në mendjen time, nuk duhet të ekzistonte, ata duhet të ktheheshin në vendet e tyre; ideja e përbashkët amerikane për atë që është Islami… Por kjo ishte injoranca ime dhe ndjekja e medias.

Është një citim që e lexoj shpesh “mos kini frikë nga rruga e së vërtetës për shkak të mungesës së njerëzve që ecin në të”. Kjo është diçka shumë e fuqishme, sepse është në rregull edhe nëse e kaloj vetëm këtë jetë; është në rregull nëse nuk kam familje, nëse nuk kam shokë, nëse kam shtëpinë më të madhe apo nëse nuk kam shtëpi, nëse kam të gjitha paratë e botës apo nëse nuk kam para … është në rregull sepse unë kam Zotin.

Unë mund të shqetësohem për marrëdhënien time me Zotin tim dhe të afrohem më pranë Tij këtu, dhe Insha’Allah unë do ta shoh Atë në xhennet.

/ © Gazeta Impakt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit