11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Regjisorja franceze pranon islamin: Ja çfarë thotë

Më të lexuarat

Regjisorja franceze Isabelle Matic ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook se është konvertuar në myslimane, duke e bërë këtë vetëm disa ditë pas sulmeve në Charlie Hebdo, raporton onislam.net

“Sot e pasova shtyllën e parë të Islamit. Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij”, tha Matic në një mesazh të postuar në faqen e saj në Facebook më 11 janar.

“Por, ende mbështes lirinë e të shprehurit për të gjithë, në veçanti për Charlie Hebdo”, thotë ajo, dhe jep një shpjegim interesant për karikaturat e bëra në Charlie Hebdo.

“Në lidhje me pozicionin tim ndaj karikaturave të Profetit, unë do t’ju shkruaj tekstin e SMS-it që kam marrë këtë mëngjes nga një xhami që pajtohet goxha me mendimet e mia që nga fillimi i karikaturave, edhe para se të bëhem myslimane”, thotë ajo.

“Ata janë duke bërë shaka me Muhamedin por nuk e dëmtojnë Muhamedin. Ata janë duke bërë shaka me një karakter që ata e kanë imagjinuar dhe të cilit ata i kanë dhënë emër. Por, ky njeri nuk është Profeti ynë”, vazhdon shkrimin e saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit