Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se regjimi sirian i Beshar Esadit ka vrarë me mijëra të burgosur në burgun Saydnaya dhe ka djegur kufomat e tyre në furrë.
Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se regjimi sirian i Beshar Esadit ka vrarë me mijëra të burgosur në burgun Saydnaya dhe ka djegur kufomat e tyre në furrë.
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Stjuart Xhons (Stuart Jones) organizoi një konferencë për shtyp ku bëri të ditur se kufomat e të burgosurve të vrarë në burgun Saydaya janë djegur në një furrë të ndërtuar në një pjesë të burgut.
Xhons bëri të ditur se besohet që në burgun që ndodhet 45 minuta larg nga kryeqyteti Damask gjatë ditës janë vrarë afërsisht 50 persona.
“Besojmë që kjo furrë është ndërtuar për ti shkatërruar provat duke i djegur kufomat e të burgosurve të vrarë”, deklaroi Xhons.
Në këtë konferencë për shtyp të organizuar në Departamentin amerikan të Shtetit gazetarëve iu treguan fotografitë e vendit ku ndodhet furra të bëra nga sateliti.
Tërheq vëmendjen se fotografia e parë në lidhje me ngjarjen është fotografuar në vitin 2013.
Ndërsa në një fotografi tjetër të bërë në janar të vitit 2015 duket çatia e godinës së furrës me dëborë të shkrirë.
Xhons në vlerësimin e tij të bërë në lidhje me fotografitë ka thënë se “Shthurja e Esadit ka arritur një nivel tjetër”.
Xhons gjithashtu i bëri një vlerësim edhe bisedimeve për vendosjen e paqes në Siri që mbahen në Astanë të Kazakistanit.
Si pjesëmarrës në cilësinë e përfaqësuesit të ShBA-së në këto bisedime, Xhons tha se nuk beson se këto bisedime do të bëjnë që të lehtësohen ngjarjet e dhunës në Siri dhe se kanë dyshime për sa i përket regjimit të Esadit në lidhje me këtë çështje.
“Duke e patur parasysh qëndrimin e Esadit në bisedimet e mëhershme ne kësaj marrëveshjej i qasemi me dyshim. Regjimi i Esadit duhet të ndalë sulmet ndaj civilëve dhe forcave opozitare. Rusia duhet të përdor ndikim e saj ndaj regjimit për të siguruar këtë”, deklaro Xhons.