-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Nazmi Mustafi lirohet të martën nga paraburgimi

Më të lexuarat

Ish kreu i Task Forcës Anti-Korrupsion, do të lirohet nga praburgimi dhe do të fitojë lirinë me kusht. Këtë e ka konfrimuar edhe avokati mbrojtës Bajram Tmava.

Me kërkesë të avokatit Tmava , Gjykata Komunale në Pejë ka vendosur të ndëpresë paraburgimin dhe ka marrë vendimin për lirimin e tij me kusht.

Mirëpo pala e akuzuar do të paguajë shumën në vlerë prej 10 mijë euro.
“Kërkesa është pranuar, pritet që të martën klienti im të lirohet, pasi që ne të depozitojmë shumën e parave”, ka thënë Tmava.

Ish prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafa është i ngarkuar me “keqpërdorimin e detyrës zyrtare”, sipas nenit 339, paragrafi 1 dhe 3, si dhe “posedim të paligjshëm të armëve” sipas nenit 328, paragrafi 2, si dhe keqpërdorim të detyrave zyrtare sipas nenit 339, paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit