2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ramiqi: Do të hyjmë në Parlament

Më të lexuarat

Drejtuesi i Lëvizjes Islame “Bashkohu”, Fuad Ramiqi, ka deklaruar për Telegrafin se “diskriminimi i vazhdueshëm i besimtarëve myslimanë”, “mungesa e realizimit të drejtave elementare të myslimanëve”, janë arsye të mjaftueshme për të kaluar nga protestat në cilësinë e shoqërisë civile – në mejdanin e politikës.

“Për aktivitetin dyvjeçar që si Lëvizja ‘Bashkohu’, nuk kemi arritur të kemi ndonjë sukses të madh që të ndikojmë në institucionet e Kosovës në përmirësimin e gjendjes të drejtave dhe lirive të myslimanëve në Kosovë. Si sukses të protestave dhe angazhimit tonë, mund ta llogarisim vënien e gurëthemelit të xhamisë, e cila do të ndërtohet afër postës së madhe në Prishtinë”, thotë ai.

Sipas tij, “Bashkohu” ka vlerësuar që objektivat më mirë mund të realizohen nëpërmjet përfaqësimit në Parlament, “si mundësi më e mirë për ndryshimin e realitetit në Kosovë”.

“Qëllimi kryesor i Lëvizjes Islame ‘Bashkohu’ është që t’i faktorizojë besimtarët myslimanë që t’i ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre, duke bërë presion dhe ngritur zërin edhe në legjislativin e vendit”, thotë ai.

Ramiqi beson se Lëvizja që përfaqëson do të bëhet pjesë e Parlamentit të Kosovës, “pavarësisht se sa do të jetë pragu zgjedhor”.

“Le të jetë tre ose pesë për qind pragu zgjedhor. Ne do të jemi pjesë e Kuvendit të Kosovës”, tha ai. “E kemi vërejtur se te myslimanët e Kosovës është ngritur vetëdija. Ka një zgjim të qytetarëve dhe ngopje nga premtimet boshe të subjekteve politike të cilat kanë udhëhequr deri me tani Kosovën”.

Sipas Ramiqit, myslimanët në Kosovë janë realitet të cilin e njohin të gjithë, “madje edhe miqtë tanë ndërkombëtarë”.

“Ne jemi të sinqertë dhe konkretë. Asnjëherë nuk ndjejmë kompleks të inferioritetit karshi miqve ndërkombëtarë për shkakun që jemi myslimanë. Madje, miqtë e Kosovës çdo herë kur i urojnë Institucionet e Kosovës për Bajram, urojnë popullin e Kosovës, duke qenë të vetëdijshëm që kosovarët në shumicë janë myslimanë. Kjo është një dëshmi se ata e respektojnë identitetin tonë fetar”.

Ramiqi thotë se emërtimi Lëvizja Islame “Bashkohu” nuk është i rastësishëm, por i natyrshëm, “sepse të gjithë individët që janë pjesë e Lëvizjes Islame ‘Bashkohu’, jetojnë si praktikues të islamit dhe si besimtarë myslimanë”.

“Lëvizjet si kjo e jona kanë ekzistuar edhe më herët në trojet tona. Në vitet ‘20-të ka pasur një lëvizje islame e njohur si ‘Lëvizja e Xhemijetit’ (Bashkimi – v.j.).Pas Luftës së Dytë Botërore kishte tendencë të bëhen subjektet me përkatësi islame, mirëpo pushteti i atëhershëm i ka shtypur në mënyrë të dhunshme”.

Ramiqi thekson se Lëvizja Islame “Bashkohu”, udhëhiqet prej “parimeve morale që bazohen në moralin të cilin e promovon feja Islame”.

“Frika prej Zotit është ajo na shtynë t’u qëndrojmë besnikë parimeve dhe premtimeve tona, për të punuar në të mirën e qytetarëve të Kosovës. Pavarësisht sanksioneve ose shpërblimeve, Lëvizja Islame ‘Bashkohu’ nuk do të devijojë nga përgjegjësia të cilën e kemi marrë mbi supe”, thekson Ramiqi, i cili shton se nuk do të pranojë koalicion me asnjë prej partive politike në Kosovë, në rast se do të kërkohet ndryshimi i qëllimeve dhe qëndrimeve të tyre. /Telegrafi/.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit