Sarajevë, 29 korrik (AIP) – Një qytetare nga Pançeva fillon historinë saj të vërtetë duke vënë shaminë pasi i tha lamtumirën ortodoksizmit. Ajo ka përqafuar Islamin me plot dëshirë dhe vullnet të madh, dhe atë pas vizitës së saj të parë në Sarajevë.
Natasha vjen nga një shtet (Serbia) që kishte kryer gjenocid me vite të tëra, kanë shkruar mediet e huaja, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
“Emri Nejra më pëlqen për mua. Gjithashtu, unë do të doja të shkoja në Bosnje, dhe kështu të jem më afër burimit të besimit, njerëzit e dashur për mua…” – thotë ish-Natasha, sot Nejra Gaçiq nga Pançeva, bashkëshorte dhe nënë krenare e katër djemve.