3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

99 Emrat e Bukur te Allahut

Më të lexuarat

1. ER RAHMAN (I Gjithëmëshirshmi);

2. ER RAHIM (Mëshirëploti).
“Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëplotit!” Fusilet, 2.

3. EL MELIK (Sunduesi);

4. EL KUDUS ( i Pastërti);

5. ES SELAM (Paqedhënësi);

6. EL MUMIN (Siguruesi);

7. EL MUHEJMIN (Mbizotëruesi);

8. EL AZIZ (Fuqiploti);

9. EL XHEBAR (i Gjithëfuqishmi);

10. EL MUTEKEBIR (I Madhërishmi).
“Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që i vishen), Shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), Sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli), Mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i Plotfuqishëm, Mbizotërues, i Madhërishëm. I lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë!” Hashër, 23.

11. EL HALIK (Krijuesi);

12. EL BARI (Filluesi);

13. EL MUSAVIR (Formëdhënësi).
“Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të Tij janë emrat më të bukur.”Hashër, 24.

14. EL EVEL;

15. EL AHIR;

16.EL DHAHIR (I Dukshmi me krijim);

17. EL BATIN (I Padukshmi me Qenie).
“Ai është i Pari që s’ka fillim dhe i Fundit që s’ka mbarim, i Dukshmi dhe i Padukshmi.” Hadid, 3.

18. EL SEMI (Dëgjuesi);

19. EL BESIR (Vështruesi).
“Asnjë send nuk është si Ai, Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.” Shura, 11.

20. EL MEULA (Mbrojtës);

21. EN NESIR (Ndihmëtar).
“Sa Mbrojtës i mirë dhe sa Ndihmëtar i madh që është.” Haxh, 78.

22. EL AFUVU (Mëkatfalësi);

23. EL KADIR (Plotfuqishëm).
“Allahu është i Plotfuqishëm, fal shumë.”Nisa, 149.

24. EL LATIF (I Buti);

25. EL HABIR (I Gjithëinformuari).
“Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.” En’am, 103.

26. EL KEBIR (I Madhi);

27. EL MUTEAL (I Gjithëlartësuari).
“Ai është i Madhëruari e i Lartësuari.” Rad, 9.

28. EL VAHID (Një);

29. EL KAHAR (Mposhtësi).
“E ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para Allahut, Një, Mbizotërues.” Ibrahim, 48.

30. EL HAKKU (I Vërteti);

31. EL MUBIN (I Qarti në drejtësi).
“E ata e dinë se Allahu është Ai i Vërteti, i Qarti në drejtësi.” Nur, 25.

32. EL KAUIJ (I forti);

33. EL METIN (I pathyeshmi).
“Ai është i Gjithëfuqishmi, Ngadhënjyesi.” Shura, 19.
“Allahu është Furnizues i madh; Ai, Fuqiforti.” Dharijat, 58.

34. EL HAJU ( i Gjalli);

35. EL KAJUM (I përjetshmi);

36. EL ALIJ (I Larti);

37. EL ADHIMU (Madhështori).
“Allahu – s’ka zot pos Tij. i Gjalli, Vigjiluesi.”
“E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori.” Bekare, 255.

38. ESH SHEKURU (Mirënjohësi),

39. EL HALIMI (I Buti).
“Allahu është shumë Mirënjohës, i Butë.” Tegabun, 17.

40. EL VASIU (Gjithëpërfshirës me dije dhe mëshirë);

41. EL ALIMU (I Gjithëdituri).
“Allahu është i Gjerë (në bujari) e i Dijshëm.” Bekare, 115.

42. ET TEUAB (Pendimpranuesi);

43. EL HAKIM (I Mençuri).
“Pa dyshim, Allahu pranon pendimin është i Gjithëdijshëm.”Nur, 10.

44. EL GANIJ (I Pasuri);

45. EL KERIMU (Fisniku).
“E kush përbuz, Zoti im (s’ka nevojë), është i pa nevojë e Bujar.” Neml, 40.

46. EL EHAD (I Vetmi);

47. ES SAMED (I Domosdoshmi).
“Thuaj: Ai, Allahu është Një. Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.’’ Ihlas, 2.

48. EL KARIB (I afërt);

49. EL MUXHIB (Lutjepranuesi).
“Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve).” Hud, 61.

50. EL GAFUR (Gjithëfalësi);

51. EL UEDUD (I Dashuri).
“Ai është që fal mëkatet, është i Dashur.” Buruxh, 14.

52. EL UELIJ (Mbojtësi i besimdrejtëve);

53. EL HAMID (I Lavdëruari).
“Ai është Mbikëqyrësi, i Lavdëruari.” Shura, 28.

54. EL HAFIDH (Ruajtësi);

55. EL MEXHID (I Lavdishmi).
“E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.” Sebe, 21. “Është i Zoti i Arshit të madhëruar.”Buruxh, 15.

56. EL FETAH (Zgjidhjedhënësi).
“Se Ai është Gjykatës i drejtë, i Dijshëm.”Sebe, 26.

57. ESH SHEHID (Dëshmuesi).
“Allahu di dhe vështron çdo gjë.” Haxh, 17.

58. ESH SHAKIR (Shpërblyes).
“E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), s’ka dyshim se Allahu është Shpërblyes, i Gjithëdijshëm.” Bekare, 158.

59. EL MELIK (Sunduesi);

60. EL MUKTEDIR (I Gjithëmundshmi).
“Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te Allahu).” Kamer, 55.

61. EL KAHIR.
“Ai është Mbizotërues ndaj robërve të Tij.” En’am, 18.

62. EL KADIR (I Fuqishmi).
“Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa Përcaktues të mirë jemi.” Murselat, 23.

63. EL HALAK (Krijues i përgjithshëm).
“Vërtet, Zoti yt është Krijuesi i përgjithshëm, më i Dijshmi.” Hixhr, 86.

64. ER REZAK (Furnizuesi).
“Allahu është Furnizues i madh; Ai Fuqiforti.” Dharijat, 58.

65. EL UEKIL (Përkujdesësi).
“Neve na mjafton që kemi AllahuN, Ai është Mbrojtësi më i mirë.” Ali Imran, 173.

67. ER REKIB (Vigjiluesi).
“Allahu është përcjellës ndaj çdo sendi.”Ahzab, 52.

68. EL HASIB (Llogarimarrësi).
“Allahu llogarit për çdo send.” Nisa, 86.

69. EL MUKIT (Ushqyesi).
“Allahu është i Plotfuqishëm ndaj çdo sendi.” Nisa, 85.

70. EL EKREM (Më bujari).
“Lexo, Se Zoti yt është më bujari!”Alek, 3.

71. EL BERR (Mirëbërësi).
“E Ai është Bamirës, Mëshirues.” Tur, 28.

72. EL GAFAR (Gjithëfalësi).
“Zot i qiejve e i tokës dhe ç’ka mes tyre, i Plotfuqishmi, Mëkatfalësi.” Sad, 66.

73. ER REUF (I Dhembshuri).
“Po Allahu është shumë i Butë, i Mëshirshëm.”Nur, 20.

74. EL VEHAB (Dhuruesi).
“A mos ata i kanë depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit?!” Sad, 9.

75. EL UARITH (Trashëgues).
“A mos ata i kanë depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit?!” Hixhr, 23.

76. ER RAB (Zot).
“Qytet i mirë dhe Zot Mëkatfalës.” Sebe, 15.

77. EL A’LA (Më i Lartësuar).
“Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të Lartësuarin.” A’la, 1.

78. EL ILAH (Zot që meriton adhurim).
“Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, Allahu, nuk ka zot pos Atij që është Mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.” Bekare, 163.

79. EL VITR (Tek):
“Allahu është tek dhe e do tekun.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

80. EL XHEMIL (I Bukur):
“Allahu është i bukur dhe e do bukurinë.” Shënon Muslimi.

81. EL HAJIJJ (I Turpshmi).

82. ES SETIR (Mbuluesi):
“Allahu është i turpshëm dhe mbulues dhe e do turpin dhe mbulimin.”
Sahih, Shënon Ebu Daudi.

83. EL MUKADIM (Nismëtar).

84. EL MUAHIR (Paslënësi):
“Ti je Nismëtar dhe Ti je Paslënës.” Shënon Buhariu.

85. EL MUSAIR (Kontrolluesi).

86. EL KABID (Shtrënguesi).

87. EL BASIT (Dhënësi):
“Allahu është Kontrolluesi, Shtrënguesi, Dhënësi, Furnizuesi.” Sahih, shënon Ebu Daudi.

88. ED DEJAN (Shpërblyesi):
“Allahu do t’i ringjallë njerëzit dhe do t’u thotë: ‘…Unë jam Sunduesi, Unë jam Shpërblyesi’.” Shënon Buhariu.

89. EL MENAN (Dhurues):
’’Nuk ka zot pos Teje, Ti je Dhurues.” Sahih, shënon Ebu Daudi.

90. EL MALIK (Sundues):
“Nuk ka sundues pos Allahut.” Shënon Buhariu.

91. EL MUHSIN (Bamirës):
“Allahu është Bamirës dhe e do bamirësinë.” Sahih, shënon Abdurrezaku.

92. ESH SHAFI (Shëruesi):
“…Shëro, Ti je Shëruesi.” Shënon Buhariu.

93. ER REFIK (I Butë):
“Allahu është i butë dhe e do butësinë në çdo çështje.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

94. EL MU’TI (Dhënësi):
“Allahu është Dhënësi unë jam Kasim.”

95. ES SEJID (Zotëri):
“Allahu i lartësuar është Zotëri.” Shënon Ebu Daudi.

96. ET TAJIB (I Mirë):
“Allahu është i mirë dhe nuk pranon vetëm se të mirën.” Shënon Buhariu.

97. EL HAKEM (Gjykuesi):
“Allahu është Gjykuesi dhe tek Ai është gjykimi.” Sahih, shënon Ebu Daudi.

98. EL XHEVAD (Fisniku):
“Allahu është Fisnik dhe e do fisnikërinë.” Sahih el Hulije.

99. ES SEBUH (I Madhërishmi):
“I Madhërishëm, i Shenjtë, Zot i engjëjve dhe Shpirtit.” Shënon Muslimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit