Mesfushori i Bayernit dhe Francës, Franck Ribery, u bë pre e një sulmi fizik ditën e mërkurë, në përfundimin e stërvitjes së zakonshme të mëngjesit.
Lajmi u raportua nga e përditshmja “L’Equipe”, e cila shpjegoi se një person me identitet të panjohur u afrua pas stërvitjes tek Ribery, të cilin e kërcënoi, e shtyu dhe tentoi ta godiste, transmeton TCH.
Besohet se agresori ishte francez dhe ai u arrestua nga ana e forcave policore.
Bayerni lëshoi një hetim të brendshëm nga ana e tij, për të kuptuar se si dhunuesi kishte arritur të kalonte perimetrin e sigurisë, duke mbërritur deri tek futbollisti./kohaislame