15.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

4 vjet e 6 muaj burg për Anjeza Shabanin që rrahu barbarisht 3-vjeçarin

Më të lexuarat

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 4 vjet e 6 muaj burg për ish-administratoren e Kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani e cila u denoncua në një video ku shihej se rrihte barbarisht një fëmijë të vogël, që e kishte marrë nën kujdestari.

Kërkesa e prokurorisë është bërë referuar fakteve e provave të mbledhura nga kjo ngjarje, dëshmitarëve si prindërit e djalit, videoja e transmetuar në emisionin “Stop”, si dhe dëshmi të tjera nga edukatoret në kopshtin që ajo administronte.

Në bazë të ligjit, përkatësisht të neneve 124/b, dhe 248, Anjeza Shabani rrezikonte deri në 7 vite burg, por prokuroria e ka parë të arsyeshme të kërkojë 4 vite burg për Shabanin, që u cilësua pas publikimit të videos si tmerri i fëmijëve dhe e pamëshirshme.

nenet

Tashmë pritet vendimi i gjykatës për këtë çështje nëse do të pranojë kërkesën e prokurorisë ose jo. Kujtojmë që ajo ka kërkuar gjykim të shkurtuar, dhe në çfarëdolloj vendimi që do të merret, asaj i ulet 1/3 e dënimit, çka do të thotë se nëse pranohet kërkesa e prokurorisë maksimumi që ajo mund të dënohet është 3 vite burg.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit