7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

32 të vdekur nga përplasja e dy trenave në Egjipt, dhjetëra të lënduar

Më të lexuarat

Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe mbi 60 të tjerë janë lënduar pasi dy trena pasagjerësh janë përplasur mes vete në Egjipt.

Përplasja ka ndodhur në provincën Sohag, shkruan DailyMail.

Sipas ArabicRT, përplasja rezultoi nga tre vagonë të trenit të cilët kanë dalë nga binarët, ndërsa mediat lokale raportojnë se numri i viktimave mund të rritet.

Autoritetet emergjente kanë dërguar 49 ambulanca në vendin e ngjarjes.

Spitalet në rajon kanë shpallur “gjendje emergjente” në përgatitje për të pritur të prekurit.

Egjipti ka përjetuar disa herë aksidente të trenave përgjatë vitesh, për të cilët janë fajësuar infrastruktura e papërshtatshme dhe mirëmbajtja e dobët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit