6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

18 vite nga Gjenocidi i Srebrenicës, plagët akoma të hapura

Më të lexuarat

Për gjenocidin dhe krimet tjera të Srebrenicës para 18 vitesh, para Tribunalit të Hagës dhe gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, deri më tani janë gjykuar 27 persona me gjithsej 553 vite burg.

Dënimi më i madh deri më tani i është shqiptuar Radislav Krstiç, ish zv komandat i Korpusit të Drinës në Ushtrinë e Republika Sërbska. Ai është dënuar me 35 vite burg.

Pasi që Ushtria e Republika Sërbska më 11 korrik 1995 e mori kontrollin mbi Srebrenicë, një numër i madh i burrave të cilët ishin zënë derisa kalonin në territorin e kontrolluar nga Armata e Bosnjës dhe Hercegovinës, u robëruad dhe u malltretuar për tri ditë të tëra, që më pas të dërgohen në vende tjera dhe të vriten.

Sipas aktgjykimeve gjyqësore, në korrik 1995, në Srebrenicë janë vrarë mbi 8400 buraa dhe fëmijë të nacionalitetit boshnjak – muslimanë. Gra dhe fëmijë gjithsej 30 000 janë transportuar në territorin që ishte nën kontrollin e Armatës së BH-së.

Njëri prej serbëve të akzuar për këtë gjenocid është edhe Dragan Obrenoviç, që është dënuar me 17 vite burg.

Ai para Tribunalit thotë: “Me mijëra viktima janë vrarë. Kanë mbetur varre, regugjatë, gjithçka ishte shkatërruar, ishte fatkeqësi e përgjithshme. Pjesë të përgjegjësisë barti edhe unë. Fatkeqësia mbeti si paralajmërim që kjo askund dhe asnjëherë të mos ndodhë më”, kishte deklaruar Obrenoviç.

Por, të akuzuarit kryesorë për këtë gjenocid Ratko Mladiç dhe Radovan Karaxhiç akoma nuk janë gjykuar. Për ta po udhëhiqet procdurë gjyqësore në Tribunalin e Hagës nën akuzë për gjenocid në Srebrenicë./albtime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit