17.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

1 milion njerëz do ta festojnë Vitin e Ri në rrokaqiellin më të lartë në botë

Më të lexuarat

Dubai si vend islam, po shëndrrohet në një atraksion për festat joislame dhe për festimet e jo muslimanëve. Rasti i fundit janë organizimet për vitin e ri.

Rreth një milion njerëz pritet ta festojnë Vitin e Ri në ndërtesën më të lartë në botë, në rrokaqiellin 828 metra të lartë “Burj Khalifa” në Dubai, njofton gazeta “Al Khaleej”.

Sipas informacionit të saj, autoritetet e qytetit më të madh të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë ndërmend të gëzojnë vizitorët me fishekzjarre masive në një lartësi të paparë. Në hotelet dhe restorantet që gjenden pranë rrokaqiellit për natën e Vitit të Ri nuk ka më vende, të gjitha janë rezervuar.

Organizatorët shpresojnë se “Burj Khalifa” do të bëhet një vend tradicional i festimit të Vitit të Ri. Ekspertët kanë arritur në përfundimin se një turist do të shpenzojë mesatarisht natën e Vitit të Ri në Dubai nga $ 500 deri në 1600 $.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit