26.2 C
Pristina
Friday, July 12, 2024

Zbulohet misteri i vrimave në djathë?

Më të lexuarat

Shkencëtarët e institutit hulumtues Agroskop kanë zbuluar se si krijohen vrimat në disa llojëra djathi.
 
“Krijimi i vrimës në disa djathëra nuk është fare i rastësishëm, por është pasojë e pranisë së mikrogrimcave të sanës në djathë”, thonë ekspertët e Agroskopit, ndërsa transmeton portali “24 heures”.
 
Ata thonë se me dozimine grimcave, qumështarët mund të kontrollojnë numrin e vrimave në djathë.
 
Me zëvendësimin e mjeljes së lopëve me kova të hapura me sisteme të automatizuara është zvogëluar mundësia nga kontainimi mikrobiologjik, por me këtë veprim, po ashtu, eleminihen grimcat e sanës, e me këtë edhe vrimat në djathë.
 
“Do të ketë gjithnjë e më pak vrima në djathë”, thonë ekspertët zviceran.
 
Për të arritur këtë përfundim, ekspertët e Agroskopit gjatë 130 ditëve kanë shqyrtuar formimin e vrimave në elementare në djath.
 
Prania e vrimave në djathëra gjithmonë i ka intriguar shkencëtarët . Qysh në vitin 1917 amerikani William Clarck ka nxjerrë hipotezën sipas të cilës për këtë fenomen janë përgjegjëse bakteriet në djathë.
 
(IG)
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit