Virtytet e agjërimit gjatë verës

0
64

Ibn Rexhebi në një seksion në “Lata’if al-Me’arif” flet për virtytet e agjërimit gjatë ditëve të nxehta. Duke u nisur nga ajo që Ramazani këtë vit është verës kjo duhet të jetë një inkurajim i mirë:

“… Dhe nga aktet e adhurimit shpërblimi i të cilit rritet gjatë të nxehtit është agjërimi dhe kjo është për shkak të etjes që dikush e ndjen në nxehtësinë e pasdites.”

Kjo është arsyeja përse Muadh ibn Xhebbeli shprehi keqardhjen e tij në shtratin e vdekjes që nuk do të mund më ta përjetoj këtë etje pasdite si muslimanët tjerë.

Dhe transmetohet se Ebu Bekri ka agjëruar gjatë verës dhe jo në dimër (agjërim vullnetar) dhe Omeri e këshilloi djalin e tij në shtratin e vdekjes: “Përpiqu që ti arrish virtytet e besimit”, dhe gjëja e parë që ai e përmendi ishte agjërimi gjatë të nxehtit të verës së ashpër.

Dhe El-Kasim ibn Muhamedi ka thënë se Aisha ka agjëruar në nxehtësi të fortë, dhe ai u pyet: “Çfarë e shtiu në këtë” Ai u përgjigj: “I shfrytëzonte ditët para vdekjes së saj.”

Dhe disa prej grave të mira do të dinin ti zgjedhin ditët më të nxehta dhe të agjëronin, duke thënë: “Në qoftë se çmimi është i ulët, të gjithë do ta blejnë”, që do të thotë se donte të bënte një vepër të tillë për të cilin vetëm pak njerëz janë në gjendje për shkak të peshës që kishte, dhe kjo reflekton në aspirata të larta që kishin këto gra.

El-Hasani ka thënë: “Hurija e Xhenetit do ti flet mikut të Allahut derisa ai është i shtrirë me të në bregun e lumit nga mjalti në Xhennet, derisa është duke i dhënë gotën me pijen më të ëmbël dhe do ta pyes atë: “A e din se në cilën ditë All-llahu me martoi me ty? Të ka parë ty në ditët e gjata të verës derisa ishe i etur në vapën e pasdites dhe i thirri engjëjt dhe i tha: ‘Shikoni robin tim. Ai e la gruan e tij dhe kënaqësinë e ushqimit dhe pijes për hir Timin dhe dëshira për atë që kam Unë për të. Bëhuni dëshmitar se e kam falur, dhe Ai të ka falur në atë ditë dhe më ka martuar me ty.”

Dhe Musa el-Eshariu ishte në anije dhe ai e dëgjoi dikë duke bërtit: “O udhëtarë, ngrituni!” Dhe këtë e tha tri herë dhe Ebu Musa i tha: “Si të ngritemi? A nuk e sheh se ku jemi? Si te ngritemi?” Pra, ai i cili bërtiste tha:”Më lejoni t’ju them atë se çfarë All-llahu ia obligoi Vetes: “Kushdo qe etet në një ditë të nxehtë vetëm për Allahun ka të drejtën e Allahut për t’ia hequr etjen e tij në Ditën e Gjykimit” Kështu që, Ebu Musa i zgjidhte ato ditë që ishin aq të nxehta kur dikush kishte frikë se do të gatuhet (do të digjet nga të nxehtit) dhe i agjëronte ato ditë.

Kabi ka thënë se All-llahu i tha Musait: “Ia kam bërë Vetes obligim që secilit i cili është i etur për hir Timin, etja do ti shuhet në Ditën e ringjalljes,” dhe të tjerët thonë se ajo është e shkruar në Teurat: “Lajme përgëzuese për secilin që vetën e bënë të uritur në këmbim të një ditë të Madhe, ditë kur uria e tij do të furnizohet, dhe lajme të gëzueshme për atë që e bën veten të etur në këmbim për ditën e Madhe kur etja e tij do ti shuhet “.

Kur Amir bin Abd Kajsi shkoi nga Basra në Sham, Muaviu e pyeti se çfarë i nevojitet. Ai refuzoi të kërkoj nga ai dhe në fund i tha: “E tëra çfarë dua nga ti është që të ma kthesh nxehtësinë e Basrës mua në mënyrë që agjërimi im të jetë më i vështirë, sepse ajo është shumë e lehtë në vendin tuaj”

Dhe Haxhaxhi po udhëtonte mes Mekkes dhe Medines. Ai e nxori një dinar dhe e ftoi beduinin për të ngrënë me të, dhe beduini i tha: “Jam i ftuar tek Ai i Cili është më i mirë se ti dhe unë e pranova ftesën e Tij.” Ai e pyeti: “Kush është ai?” Njeriu u përgjigj: “Allahu më ftoi të agjëroj dhe unë jam agjërueshëm.” El-Haxhaxhi e pyeti: “Në këtë ditë të nxehtë si kjo?” Njeriu u përgjigj: “Po. Unë e agjëroj atë në këmbim për një ditë edhe më të nxehte shumë se kjo. “El-Haxhaxhi i tha: “Atëherë ha sot dhe agjëro nesër.” Njeriu iu përgjigj: “Vetëm nëse më garanton se unë do të jem gjallë deri nesër.” El Haxhaxhi i tha: “Kjo nuk është në duart e mia.” Njeriu iu përgjigj: “Si mund atëherë te kërkosh nga unë që të bëjë diçka kur është diçka në të ardhmen e cila nuk është në duart tuaja?”

Dhe Ibni Omeri ishte në një udhëtim me shokët e tij dhe e panë një bari të cilin donin ta ftonin për të ngrënë me ta. Ai tha: Unë jam agjërueshëm. Dhe Ibn Omeri i tha: Po agjëron në një nxehtësi si kjo, dhe derisa gjendesh në mesin e pemëve dhe deleve? Bariu tha: Po i shfrytëzoj ditët e mia të mbetura. Ibn Omeri ishte i impresionuar me përgjigjen e tij dhe i tha: A mund të na shesësh një nga delet e tua? Do te hamë nga mishi i saj kur ti të bësh iftar dhe do të paguajmë për të. Bariu tha: Nuk më përkasin mua, por pronarit tim. Ibni Omeri i tha: Çfarë do të thotë pronari yt kur ti thoshe se e ka ngrënë ujku? Bariu ngriti gishtin e tij drejt qiellit dhe tha: E çfarë është me Allahun? Ibni Omeri filloi ti përsëris këto fjalë që i tha bariu dhe kur erdhi në qytet, shkoi tek pronari i bariut, e bleu atë dhe delet e tij. Pastaj e liroi bariun dhe ia dha delet e tij si dhuratë.

Dhe Ruh bin Ziba po udhëtonte mes Mekës dhe Medinës në një ditë shumë të nxehtë. Iu afrua bariu i cili jetonte në mal dhe ai i tha atij, O bari, eja dhe ha me ne. Bariu tha: Unë jam agjërueshëm. Ruhi i tha: Agjëron në këtë nxehtësi? Bariu iu përgjigj: A duhet të më shkojnë ditët kot? Dhe i tha Ruhi: Me mençuri i ke përdorur ditët tua o bari, derisa Ruh bin Zinbi i ka harxhuar të tijat.

Dhe Ibn Omeri agjëronte vullnetarisht ditët derisa gati i binte të fikët dhe kjo nuk e shtinte ta ndalte agjërimin. Dhe imam Ahmedi do të agjëronte derisa gati i binte të fikët dhe i hidhte ujin vetes në fytyrë. Ishte pyetur për agjërimin në ditët shumë të nxehta dhe u përgjigj: “Nuk ka asgjë të keqe që ta lagësh peshqirin dhe t’ia hedhesh vetes ujin në mënyrë që të ftohesh me të. “Edhe i Dërguari i All-llahut do të spërkaste me ujë mbi kokën e tij derisa ai ishte agjërueshëm.

Dhe Ebu Derda ka thënë: “Agjëroni në ditët shumë të nxehta në këmbim për Ditën e ringjalljes dhe falni dy rekate natën në këmbim për errësirën e varrit: “Dhe transmetohet në dy sahihet se ka thënë: “Keni mundur të na shihni me Profetin në njërën prej udhëtimeve të tij neper ditët e nxehta dhe njeriu do ta vendoste dorën e tij në ballë për shkak të nxehtësisë intensive dhe asnjë prej tyre nuk agjëronte përveç Profetit alejhi selam dhe Abdullah bin Rawahit”. Dhe në transmetimin nga Muslimi qëndron se Ebu Derda ka thënë: “Kjo ishte gjatë muajit të Ramazanit.”

Kur ata që agjërojnë për hir të Allahut në nxehtësi dhe janë të durueshëm pavarësisht nga etja e tyre, Ai do të hapë derë të veçantë të Xhenetit për ta. Kjo derë quhet Rejjan dhe kushdo që hyn në të do të pijë dhe kush do që pi pas hyrjes përmes këtyre dyerve kurrë më nuk do të ndjej etje. Kur ata hynë në këto dyer do të mbyllen për të tjerët dhe askush nuk do të hyje në to, përveç atyre…”/Tewhid Blogspot/BI