16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Turkish Airlines do të transportojë për në tokat e shenjta besimtarët boshnjakë

Më të lexuarat

Fluturimi i planifikuar për 215 haxhinj nga qyteti Bihac i Bosnjës u anulua për shkak të një mosmarrëveshjeje me kompaninë ajrore Vision e cila ka një marrëveshje me Bashkësinë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës

 

SARAJEVË (AA) – Turkish Airlines (THY) do të transportojë për në tokat e shenjta 215 haxhinj nga Bosnjë dhe Hercegovina të cilët kanë mbetur në rrugë për shkak të një problemi të përjetuar me kompaninë ajrore me të cilën ata do të kryenin udhëtimin për në Haxh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fluturimi i planifikuar për 215 kandidatët haxhinj nga qyteti Bihac i Bosnjës që do të niseshin sot drejt tokave të shenjta nga aeroporti ndërkombëtar i Sarajevës u anulua për shkak të një mosmarrëveshjeje me kompaninë ajrore Vision e cila ka një marrëveshje me Bashkësinë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Zyrtarët e THY kanë hyrë në veprim pas problemit dhe kanë njoftuar se do të transportojnë për në Arabinë Saudite besimtarët.

Në deklaratën e bërë nga zyrtarët e THY thuhet se po ashtu nëpërmjet THY do të transportohen për në tokat e shenjta edhe 1.680 kandidatët për haxhinj që ndodhen në listën e haxhinjve të këtij viti në Bosnje dhe Hercegovinë.

Po ashtu edhe Hadziumra.ba e cila operon për procedurat e Haxhit në Bosnje Hercegovinë ka njoftuar se do të sigurojë deri në udhëtimin e nesërm shërbimet e strehimit për personat e mbetur sot në rrugë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit