6.1 C
Pristina
E enjte, 13 Maj, 2021

Thirrje për sanksione ndaj Izraelit në Parlamentin Evropian

Më të lexuarat

63 anëtarë të Parlamentit Evropian përmes një letre që i kanë dërguar Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Federica Mogherini kanë kërkuan pezullimin e marrëveshjes së partneritetit ndaj Izraelit.

Në letrën e firmosur nga deputetët e PE-së nga vende dhe grupe të ndryshme politike theksohet se sulmet e fundit të Izraelit kanë qenë me vetëdije ndaj civilëve të Gazës dhe se sulmet e tjera janë provuar nga Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë dhe institucionet e tjera të të drejtave të njeriut dhe gjithashtu kanë theksuar se nuk duhet të tolerohen shkeljet e të së drejtës ndërkombëtare nga Izraeli.

BE-ja e kundërshton pushtimin që po vazhdon Izraeli për ndërtimin e vendbanimeve në territoret palestineze, por se qeveria izraelite po bën atë që di vet: “Neni 2 i Marrëveshjes së Asociimit të BE-Izrael, është i lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e parimeve demokratike. Dështimi i BE-së për të dhënë përgjigje të përshtatshme ndaj shkeljeve të Izraelit, po dërgon mesazhin se tolerohen shkeljet dhe të drejtat themelore të njeriut në këtë vend. Përveç kësaj, mungesa e dukshme e veprimit të BE në rastin, kur flitet për Izraelin, nuk përshtatet me masat shtrënguese dhe sanksionet e tjera të vendosura nga më shumë se 30 vende ndaj Rusisë për krizën në Ukrainë në muajt e fundit”, vijon letra.

Eurodeputetët kanë theksuar se nëse nuk do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare duhet të pezullohet menjëherë marrëveshja e partneritetit, në mënyrë që BE-ja që të mbetet si një lojtar i besueshëm dhe për të forcuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Marrëveshja e partneritetit, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2000, parashikon dialogun e rregullt politik, lëvizjen e lirë të kapitalit dhe liberalizimin e shërbimeve mes BE-së dhe Izraelit, gjithashtu përforcon marrëveshjen e tregtisë së lirë të nënshkruar në 1970./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit