19.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Sulmi në një xhami në Egjipt, reagime nga Presidenti Meta e imam Ahmed Kalaja

Më të lexuarat

Dy reagime ka patur nga Shqipëria në lidhje me sulmin tragjik mbi një xhami në Sinai të Egjiptit, ku u shkaktuan afro 300 të vdekur.

Më kryesori ka qenë ai i Presidentit Meta, i cili në jë mesazh ngushëllimi përcjellë homologut Al Sisi, thotë se ndjehet i tronditur nga ajo që ndodhi

“I dënoj me forcë këto akte barbare terroriste, që synojnë të frikësojnë shoqërinë egjiptiane dhe të kërcënojnë sigurinë e Egjiptit e të rajonit. Ju siguroj se, në këto momente të vështira e të dhimbshme, si dhe në luftën kundër terrorizmit e ekstremizmit të dhunshëm, unë dhe populli shqiptar jemi me Ju dhe popullin egjiptian”, shprehet ndër të tjera Meta.

Nga ana tjetër, një figurë publike klerikale, imami i njohur Ahmed Kalaja, është më specifik në mesazhin e tij, pasi ka brenda dhe lutjen:

“Në lidhje me atë që ka ndodhi ne Egjipt, nuk ka dyshim se ata njerëz s’kanë lidhje me fenë apo besimin, por thjesht po përdoren.

O Allah Fuqiplotë, ruaje Egjiptin edhe popullin e Egjiptit! Zoti i Madh, bëj që atje të mbizotërojë qetësia paqja dhe toleranca 15shekullore!”, shkruan imam Kalaja në FB.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përsipër sulmin, por aludohet për vepër terroriste e ISIS-it. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit