10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

SREBRENICA: 8 MIJË TË MASAKRUAR NË SHKËMBIM TË USHTARËVE TË MARRË PENG

Më të lexuarat

Sebrenica njihet si gjenocidi i vetëm i krimeve të përjetuara në Evropë në 60 vitet e fundit. Srebrenica, gjatë viteve të Luftës së Bosnjës ishte një qytet që ishte shpallur “rajon i sigurt” nga ana e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me qëllim që kjo e fundit të merrte nën mbrojtje civilët Boshnjakë. Me vendimin numër 836 të marrë në 4 qershor 1993 nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, parashikohej që ushtarët e Kombeve të Bashkuara të përdornin forcë madje edhe të kërkonin mbështetje ajrore kundër një sulmi të mundshëm ndaj “rajonit të sigurisë” ose përreth këtij vendi.

Por as numri i shatërve të dislokuar në Sebrenicë dhe as armët që zotëronin këta ushtarë nuk ishin të mjaftueshme për të mbrojtur sigurinë në Srebrenicë. Shpallja e Srebrenicës zonë e sigurt, si dhe dislokimi i ushtarëve nga ana e Kombeve të Bashkuara mendohej se ishte e mjaftueshme. Por ky ishte një iluzion i madh. Në 6 korrik 1995, serbët që komandoheshin nga Gjenerali Ratko Mlladiç, sulmuan Srebrenicën. Pavarësisht kësaj, nuk u vu në veprim mekanizmi që parashikonte mbrojtjen e sigurisë së rajonit. Për shkak se serbët mbanin peng 30 ushtarë holandez, batalioni holandez që ishte me detyrë për të mbrojtur sigurinë e Srebrenicës u sollën pasiv ndaj sulmit serb.

Kur serbët kërcënuan se do të vrisnin ushtarët holandezë që kishin marrë peng, Përfaqësia e Posaçme në Bosnje e Sekteriatit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, penguan sulmin ajror ndaj pozicioneve serbe. Kështu që në 11 korrik 1995, Mlladiç arriti që të hyjë në Srebrenicë. Si pasojë, rajoni i sigurisë u kthye në “kampin e sigurt të vdekjes”. Në këmbim të 30 ushtarëve holandezë u lejua masakrimi i mbi 8 mijë boshnjakëve. Kështu që për herë të parë në histori u bë një gjenocid përpara kamerave të botës. Kështu që sot, Varreza në Potçari është një luginë e dëshmorëve boshnjakë./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit