12.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Skoci: Besimtarët musliman që nuk i zënë xhamitë, tashmë falen edhe në kishë

Më të lexuarat

Një kishë e krishterë në Skoci e ka marrë me seriozitet urdhëresën “duaje të afërmin tënd”, duke ia hapur dyert besimtarëve myslimanë nga xhamia fqinje.
Në Kishën Episkopale të Shën Gjonit në Aberdeen, qindra myslimanë përdorin një pjesë të ndërtesës kryesore për t’u falur pesë herë në ditë. Sipas ditores Guardian, marrëveshja lindi kur udhëheqësi i Kishës u brengos për ngarkesat në xhaminë e afërt.

“Një ditë isha duke ecur pranë xhamisë, kur i pashë 20 ose 30 njerëz jashtë, në tokë, rreth trotuareve me duart e tyre dhe këmbët e ekspozuara”, ka thënë për gazetën prifti Isaac Poobalan. “Mund të shihje frymën e tyre. Kur u fola njerëzve në kishë për këtë situatë, dikush tha se ky nuk është problem i joni. Por, unë këtë çështje e pash me sytë e mi, prandaj ishte një problem”.

Kisha Episkopale e Shën Gjonit, në Aberdeen të Skocisë

Sipas ditores Sun, imami Ahmed Megharbi ndonjëherë i mbante shërbesat në frymë dhe në shi. Tashti Megharbi i udhëheq faljet në një pjesë të sallës së kishës. Poobalan madje ka ofruar t’i mbulojë imazhe fetare me ndarëse.

Ndonëse diçka e tillë nuk është diçka e panjohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Huffington Post, krerët e kishës besojnë se kjo marrëveshje është e para e këtij lloji në Britaninë e Madhe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit