11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Siri, talebanët pakistanezë përkrah vëllezërve çlirimtarë

Më të lexuarat

Shqetësimi për përfshirjen e grupeve fetare në luftën civile siriane mori përmasa të reja ditën e premte, pasi talebanët pakistanezë shpallën rreshtimin e tyre përkrah forcave clirimtare që luftojnë diktatorin Bashar al-Assad.

Përfaqësues të talebanëve vizituan Sirinë gjatë ditës, për të diskutuar mundësinë e “ngritjes së një baze ku të baxhohet xhihadi”, siç tha një zyrtar i tyre për “BBC”.

Përfaqësuesi i talebanëve shtoi se është ngritur struktura që talebanë pakistanezë, ish-luftëtarë afganë dhe vullnetarë nga vendet e Lindjes së Mesme të përfshihen në xhihad.

“Të paktën 12 ekspertë të artit luftarak dhe teknologjisë së informacionit janë dërguar në Siri në dy muajt e fundit”, shtoi ai.

Talebanët përfshihen në luftën siriane me qëllim që të mbështesin clirimtaret, që kanë grupuar kryesisht grupe sunite, të cilat luftojnë kundër diktatures shiite të kriminelit Bashar al-Assad.

Megjithatë, përfshirja e talebanëve pakistanezë rrit më shumë shqetësimin e vendeve perëndimore për marrjen e një karakteri gjithmonë e më fetar të luftës civile, që i ka kushtuar jetën mbi 100 mijë sirianëve deri tani.

Fronti i Al-Nusrës, një grupim i rreshtuar përkrah kryengritësve numëron rreth 15-20 mijë luftëratë në Siri dhe ka ngjallur vazhdimisht shqetësim për Brukselin dhe Uashingtonin, që i konsideron një organizatë terroriste./TCH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit