15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Siri – Mbi 100 të vdekur nga sulmet e forcave të regjimit gjatë 24 orëve të fundit

Më të lexuarat

Nuk ka të ndalur dhuna në Siri.

Numri i të vdekurve në sulmet e forcave të Esadit brenda 24 orëve të fundit i ka kaluar të 100 personat.

Në Damask janë ndaluar fluturimet civile, në mbarë vendin vazhdon ndërprerja e internetit.

Kryeqyteti i vendit, Damasku, është përfshirë nga një zjarr i dendur armësh.

Për shkak të përleshjeve ndërmjet forcave të Esadit dhe opozitarëve janë mbyllur rrugët që të çojnë në aeroport. Pas intensifikimit të luftimeve aeroporti ditën e premte është mbyllur për fluturime.

Interneti është ndërprerë në mbarë vendin, anormali ka edhe në komunikimin me telefon.

Dhuna nuk është e kufizuar vetëm me kryeqytetin.

Lajmet për luftime në terren vijnë edhe nga provincat Dejr’uz Zur, Hama, Derae, Humus dhe Idlip.

Në sulmet e fundit të forcave të regjimit numri i të vdekurve është mbi 100.

Kurse Halepi, qytet ku valëvitet flamuri i Ushtrisë për Sirinë e Lirë, është kthyer në gërmadhë.

Forcat e Esadit realizojnë ofensiva të dendura ajrore kundër zonave e lagjeve të marra në kontroll nga opozitarët. Në shumicën e rasteve opozita mbetet pa rrugëdalje përballë këtyre sulmeve dhe mundohet të rrëzojë avionët dhe helikopterët ushtarakë të regjimit me mundësitë e kufizuara që disponon.

Komitetet Lokale Siriane të Koordinimit bëjnë të ditur se Ushtria për Sirinë e Lirë gjatë 2 ditëve të fundit ka rrëzuar 4 avionë dhe 1 helikopter ushtarak të forcave të regjimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit