16.1 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Shoqata Humanitar “Bereqeti” dhe zyra e Dijanetit në Zvicër dhuruan 600 pako ushqimore

Më të lexuarat

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” në kuadër të aksionit Sofra e Ramazanit, është ndihmuar sot nga Zyra e Dianetit në Zvicer e cila ka shpërndarë 600 pako ushqimore për familjet nevojtare në Kosovë.
Përfaqësuesi i mushavirit të Dijanetit të Turqisë në Prishtinë Bilal Çoshkun falenderoj të gjithë kontribuesit duke uruar që këto ndihma do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Siç dihet Ramazani është muaj i ndihmës dhe solidaritetit. Për këtë aryse jemi këtu, që të shpërndajmë keto ndihma për familjet në nevoje. Falenderojmë Dijanetin Turk në Zvicër si dhe të gjithë ata bamirës që kontribuan, Allahu i shpërbleftë! Shpresojmë që këto ndihma do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në sasi edhe më të mëdha”, tha ai.
Kryeimami i Kosovës Vedat Sahiti falenderoi donatorët në emër të Bashkësisë islame të Kosovës dhe tha se bashkëpunimi me komunitetin musliman turk në Zvicer po fuqizohet dita-ditës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit