14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Shitet për 2 milionë e 160 mijë euro aparati fotografik më i shtrenjtë në botë

Më të lexuarat

Në Vjenë , në një auksion është shitur aparati fotografik më i shtrenjtë në botë. Bëhet fjalë për aparatin Leica nga viti 1923. Ky aparat është shitur të shtunën për 2 milionë e 160 mijë euro duke shënuar rekord të ri botëror sa i përket çmimit të një aparati fotografik.

Çmimi fillestar për këtë aparat ishte 300.000 euro. Firma Leica më 1923 i ka prodhuar gjithsej 25 aparatë të këtillë para se t’ia nis prodhimit serik të tyre.

Nga këta aparatë, janë ruajtur vetëm 12 sish, dhe për këtë shkak janë të vlerësuar te koleksionistët.

“Para një kohe relativisht të shkurtër ka qenë e paparamendueshme që një aparat fotografik të arrij çmimin mbi 1 milion euro”, ka konstatuar organizuesi i ankandit “Vestliht” në një komunikatë.

Vitin e kaluar është shitur një Leica nga seria 0 në ankand për 1,32 milionë euro./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit