10.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Rrahmani priti në takim një delegacion nga Turqia

Më të lexuarat

Marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis Kosovës e Turqisë, mundësojnë bashkëpunim shumë të mirë në shëndetësi, tha ministri Rrahmani

PRISHTINË (AA) – Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë, priti sot një delegacion nga Turqia të udhëhequr nga Dr. Öner Güner, Drejtor Gjeneral për marrëdhënie ndërkombëtare dhe BE në Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të Javës së Shëndetësisë Kosovë-Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se me këtë rast ministri Rrahmani ka falënderuar ekipin nga Turqia dhe ka vlerësuar lartë marrëdhëniet e mira midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis Kosovës e Turqisë, kanë mundësuar një bashkëpunim shumë të mirë edhe në shëndetësi midis profesionistëve, shoqatave profesionale dhe institucioneve të dy vendeve”, ka thënë Rrahmani.

Ai ka shtuar vlerësuar se këmbimi i përvojave midis ekspertëve të dy vendeve rrit mundësinë e ofrimit edhe të shërbimeve që më parë nuk janë ofruar në Kosovë.

Kurse Dr. Güner ka thënë se në shëndetësinë e Kosovës po vërehet një përparim, krahas me vendet të tjera me të cilat kanë bashkëpunime të tilla. Ai po ashtu ka thënë se organizimi për herë të katërt i Javës së shëndetësisë është dëshmia më e mirë e përkushtimit të Qeverisë së Turqisë në mbështetjen e zhvillimit të Kosovës.

“Turqia është dëshmuar me të arriturat e saj të larta në shëndetësi, andaj besoj që ekspertët tanë do të dëshmojnë këtë me punën e tyre me kolegët kosovarë edhe gjatë kësaj jave të qëndrimit këtu si në javët e shëndetësisë të viteve paraprake duke bërë intervenime të komplikuara dhe duke këmbyer përvojat e tyre profesionale”, ka thënë Güner.

Ndryshe, dje për herë të katërt filloi Java e Shëndetësisë kosovaro-turke e cila do të zgjasë deri më 26 shkurt. Gjatë kësaj jave, ekspertë të fushave të ndryshme të shëndetësisë nga Turqia, në bashkëpunim, me mjekët nga Kosova do të kryejnë intervenime në fushën kardiologjisë, kardiokirurgjisë së të rriturve dhe fëmijëve, anestezionit dhe mjekimit intensiv, kirurgjisë së fëmijëve, obstetrikës me gjinekologji, kirurgjisë plastike dhe rekonstruktime, urologjisë, kirurgjisë abdominale, oftalmologjisë, etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit