8.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Qosja: Korrupsioni është bërë sistem në Kosovë

Më të lexuarat

Akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një historik rreth zhvillimit të korrupsionit në Kosovë, duke thënë se në Kosovë dhe Shqipëri lulëzon edhe një lloj korrupsioni, që mund të quhet i ligjshëm dhe legal.

Sipas tij, korrupsioni në Kosovë ka shtrirje kohore më të gjatë se në Shqipëri. Në Kosovë korrupsioni ishte shumë më pak i ndëshkueshëm se në Shqipëri në radhë të parë sepse rendi politik shoqëror në Jugosllavi, e kjo do të thotë edhe në Kosovë, ishte më “liberal” në përgjithësi, prandaj ishte më liberal edhe ndaj korrupsionit.

Ai ka dhënë edhe rekomandimet se si mund të luftohet korrupsioni, duke thënë se do të duhej të miratohej ligj, ligj përkatës për hulumtimin e prejardhjes së pasurisë. E dyta, do të duhej të krijohej institucion përkatës për atë hulumtim të pasurisë, që e bën të mundshëm miratimi i ligjit në fjalë. E treta, pasuria e krijuar në mënyra të paligjshme, fshehurazi, mistershëm, me mjete të palejueshme, në mënyra që quhen korruptive, duhet të shpallet e paligjshme dhe të nacionalizohet. E katërta, të pasuruarit në atë mënyrë, të cilëve u nacionalizohet pasuria, duhet të dënohen prej gjykatës përkatëse, transmeton kp.

“Nuk ka dyshim se në këtë mënyrë do të krijoheshin pengesat ligjore dhe morale që njerëzit, të cilët shkelin Kushtetutë e ligj, skrupuj e moral shoqëror, të pasurohen lehtë e shpejt, me mjete të palejuara, në mënyra korruptive. Por, që të krijohen bazat ligjore për luftën kundër korrupsionit, shteti duhet të jetë shtet i së drejtës, çka, mjerisht, njëqind e një herë mjerisht, nuk janë ende as Kosova e as Shqipëria. Ne qytetarët, ne, sovrani, jemi fajtorë, pse korrupsioni në Kosovë dhe në Shqipëri është e keqe aq e pështirë, aq e madhe aq sa zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian e kanë quajtur korrupsion pandemik”, ka thënë ai.

Ai ka publikuar në facebook një kapitull nga libri im i ri “Pushteti i korruptuar – protagonistët dhe viktimat”, 2016, të cilin po e sjellim.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në faqen e tij në Facebook.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit