Qeveria miraton kërkesën për ndryshimin e ligjit për veteranë

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar koncept dokumentin për ndryshim-plotësime në ligjin e veteranëve.

Përmes tij synohet të rregullohen pensionet për veteranë dhe kategori tjera të luftës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi tha se këto ndryshime kanë ardhë pas konsultimet e shumta me veteranët dhe invalidët.

“Janë të nevojshme ndryshimet në politika dhe legjislacionin aktual. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes miratimit të këtij koncepti krijon mundësi që pagesat e pensioneve të mbulohen nga buxheti i Kosovës”, deklaroi Abrashi.

Gjithashtu në këtë mbledhje u miratua edhe propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerën prej 20 mijë euro për rehabilitim të familjarëve të personave të zhdukur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit