16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Qeveria e RMV miratoi vendimin për hapjen e kufijve pa kufizime nga 26 qershori

Më të lexuarat

Qeveria miratoi vendimin, për hyrje në Maqedonia nuk ka më asnjë kusht. As test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolim 14 ditor, siç ishte deri më tani. Vendimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor. Po ashtu, Qeveria në seancën e mbrëmshme ka lehtësuar tashmë masa të tjera. Lejoi transportin e organizuar në rajonin e Pollogut, njofton Alsat.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut më 17 qershori hapi të gjitha kufijtë në vend, por me zbatimin e masave aktive. Përkatësisht, vendi lejon hyrjen e qytetarëve të RMV-së dhe të huajve me qëndrim të rregulluar të përkohshëm ose të përhershëm në vend, me kusht që të kenë test të vlefshëm PCR (të bërë nga hunda dhe fyti), jo më i vjetër se 72 orë nga data e lëshimit të testit. Ata më pas marrin një Urdhër dhe plotësojnë një deklaratë të vetë-izolimit shtëpiak prej 14 ditësh.

Personat që kalojnë transit nga Maqedonia e Veriut, apo turistët, obligohen që të largohen nga vendi brenda 5 orëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit