10 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Protestë kundër racizmit në Vjenë

Më të lexuarat

Afërisht 4 mijë persona kanë marshuar kundër racizmit në Vjenë me moton “nuk ka vend për racizëm”
Afërisht 4 mijë persona kanë marshuar kundër racizmit në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë raporton Anadolu Agency (AA).
 
Marshimi me moton “nuk ka vend për racizëm” i organizuar nga Shoqata Rinore Social Demokrate e Austrisë ka nisur në Sheshin “Opera”, ku protestuesit kanë reaguar ndaj akteve raciste që janë shtuar. Ata kanë hapur pankartat me mbishkrime si “nuk ka vend për racizëm”, “Nazistët jashtë”, dhe “Jo PEGIDA”. Protestuesit gjithashtu kanë ndezur edhe qirinj me mbishkrime “nuk ka vend për racizëm”.
 
Protestuesit të cilët kanë marshuar drejt Sheshit “Rathausplatz” ata në një njoftim për shtyp të bërë në emër të grupit duke theksuar se çdo ditë në punë në shkollë dhe në rrugë përjetohen ngjarje të racizmit Janë shprehur më tej se: “Jemi të indinjuar dhe të shqetësuar  nga paragjykimet, ofendimet dhe sulmet e dhunës të krahut të djathtë. Kushdo që diskriminohet dhe ushtrohet presion mbi ta pavarësisht nga ngjyra apo origjina etnike, ata kanë të drejtë të jetojnë të lirë. Nuk ka vend për racizëm dhe racistë në Austri”.
 
Pas deklaratës protestuesit janë shpërndarë pa incidente.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit