10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Plagoset një police në Francë

Më të lexuarat

Para rezidencës të presidentit francez François Holande një shofer i një veture ka plagosur me armë zjarri një police, ku pas kësaj dy njerëz janë arrestuar, njoftojnë sot mediat franceze. Makina të mërkurën në mbrëmje gabimisht ka ecur në rrugën një kahëshe drejt Pallatit Elize, dhe shoferi me qëllim shtiu në policen e cila e plagosur u transportuar për në spital, transmeton agjencia e lajmeve Reuters. Katër persona që gjendeshin shpejt ikën nga makina dhe dy prej tyre janë kapur. Dy tjerë kanë ikur nga vendi o incidentit dhe hetimet ndaj tyre janë duke vazhduar. Incidenti ndodhu në momentin kur Franca gjendet në gatishmëri të lartë pas sulmit të javës së kaluar në kryeqytet në të cilin u vranë 17 njerëz. Deri më tani nuk bëhet e ditur nëse incidenti I ri ka lidhje me sulmet e javës së kaluar./ Alsat-m

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit