16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Përdori fëmijë për pornografi, arrestohet serbi në Mitrovicë

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb në rrugën “Kral Petri”, në veri të Mitrovicës, si të dyshuar se ka abuzuar me fëmijët për pornografi.

Me urdhër të gjyqtarit, është kontrolluar banesa e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar:

Një automatik AK-47 me 171 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 52 fishekë të kalibrit 9×19, dy celularë dhe një mjet shpërthyes, i tërhequr nga njësiti për çminim i KFOR-it.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistës, i dyshuari u dërgua në paraburgim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit