12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Nobelistja e shquar iraniane kërkon gjykimin e udhëheqëses së Mianmarit

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Gruaja iraniane fituese e çmimet Nobel për kontributet e saj për paqe, Shirin Ebadi, ka bërë thirrje për gjykim në një gjykatë ndërkombëtare për udhëheqësen ‘de fakto’ të Mianmarit dhe gjeneralët ushtarakë të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë dëshiroj që Aung San Suu Kyi, si lidere e partisë në pushtet, si dhe gjeneralët e Mianmarit të gjykohen në një gjykatë ndërkombëtare dhe të paanshme për akuzat për kryerjen e gjenocidit në Mianmar”, tha në një deklaratë Ebadi.

“Ky është mesazhi që do të përcjell në një tubim të shumëllojshëm të qytetarëve dhe politikanëve francezë, avokatëve ndërkombëtarë dhe aktivistëve të të drejtave, si dhe refugjatëve Rohingya në Asamblenë Kombëtare në Paris, këtë të premte”, tha Ebadi duke iu referuar një konference ndërkombëtare të planifikuar për ditën e nesërme, ku ajo do të adresohet me një fjalim kryesor.

Duke deklaruar se populli Rohingya ishin populli më i madh pa shtetësi në botë, Ebadi tha se ata i janë nënshtruar një “gjenocidi të ngadaltë”.

Duke ndarë përvojat e saj kur udhëtoi për në kufijtë e Bangladeshit së bashku me aktivistë të tjerë të të drejtave, me Mairead Maguire nga Irlanda Veriore dhe Tawakkol Karman nga Jemeni, Ebadi tha se ato takuan 100 gra dhe vajza Rohingya të cilët “mbijetuan dhe dëshmuan përdhunimin sistematik” para se të iknin nga forcat e sigurisë së Mianmarit midis gushtit të vitit 2017 dhe marsit të vitit 2018.

“Ne nuk kemi dështuar të marrim shënim se tregimet e tmerreve nga dora e parë formuan një motiv, edhe pse viktimat dhe dëshmitarët me të cilët biseduam u nxorrën nga një sfond i ndryshëm gjeografik dhe familjar nga të gjitha fushat vrastare të Mianmarit të Rakhinës së Veriut”, shtoi Ebadi.

Fituesja e çmimit Nobel, më tej theksoi se Mianmari kishte “institucionalizuar dhe popullarizuar” idenë se popullsia vendase muslimane që jeton pranë kufirit me Bangladeshin është “kërcënim më i madh për sigurinë kombëtare”, që nga fillimi i viteve 1960.

Islamofobia

“Aung San Suu Kyi ka rënë pre e islamofobisë. Suu Kyi kryeson një parti që u pastrua nga përfaqësimi musliman dhe nxiti pikëpamjen se ushtria e Mianmarit ishte vetëm mbrojtja e vendit kundër terrorizmit musliman”, tha Ebadi.

Ajo kritikoi Suu Kyi-n për heqjen nga mendja të incidenteve të dhunës seksuale, të tilla si zhveshja publike e grave Rohingya, si “histori të krijuar”.

“E dërguara e posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për dhunën seksuale, Pramila Patten, po ashtu ka dal në publik me shqetësimin e saj lidhur me refuzimin e Suu Kiy-it për t’u angazhuar në mënyrë substanciale në çështjen e dhunës sistematike seksuale e ushtarake të Burmës, kundër mijëra grave dhe vajzave Rohingya, shumica e të cilave nuk e bën atë në kampet e Cox’s Bazaar-it”, shtoi Ebadi.

Ajo gjithashtu paralajmëroi udhëheqësen ‘de fakto’ të vendit se ajo duhet ta dijë se “mosveprimi përballë veprimeve gjenocidiale mund të mbaj përgjegjësi morale dhe ligjore”.

Ebadi kujtoi protestat që ajo organizoi në favor të Suu Kyi-it, kur ajo ishte nën arrest shtëpiak.

“Tani Suu Kyi është në kulmet komanduese të pushtetit. Dhe, më habit mua se si dikush që ka qenë aktivist dhe subjekt i vetë tiranisë për vite të tëra, tani me heshtjen e saj i miraton mizoritë që ushtrohen mbi njerëz të paarmatosur e të pafajshëm”, tha ajo.

Persekutimi i muslimanëve Rohingya

Amnesty International thekson se që nga 25 gushti i vitit 2017, mbi 750 mijë refugjatë Rohingya, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë, ikën në Bangladesh pasi forcat e Mianmarit nisën persekutimin e komunitetit pakicë musliman.

Të dhënat e Mjekëve pa Kufij thonë se të paktën 9.400 Rohingya nga 25 gushti deri më 24 shtator 2017 u vranë në shtetin Arakan të Mianamrit.

Në një raport të publikuar dhjetorin e kaluar, grupi global humanitar tha se 71,7 për qind, apo 6.700 Rohingya humbën jetën si pasojë e dhunës, prej të cilëve 730 fëmijë nën moshën pesëvjeçare.

Muslimanët Rohingya, të përshkruar nga OKB-ja si komuniteti pakicë më i rrezikuar në botë, është përballur me frikë në rritje nga sulme të mundshme, pasi dhjetra u vranë në ngjarjet e dhunshme në vitin 2012.

OKB-ja ka dokumentuar një numër përdhunimesh, vrasje (përfshirë edhe foshnja dhe fëmijë të vegjël), tortura brutale dhe zhdukje të kryera nga pjesëtarët e forcave të sigurisë. Në raport, hetuesit e OKB-së kanë theksuar se këto shkelje mund të konsiderohen si krim kundër njerëzimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit