12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Nga lutjet e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të

Më të lexuarat

El Bera ibn Azibi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, më ka thënë: “Kur të shkosh në shtrat, thuaj: “O Zoti im, Ty të dorëzohem me shpirtin tim, te Ti drejtohem me fytyrën time, Ty të autorizoj për çështjen time, Ty të dorëzohem për dëshirat dhe peripecitë e mia. Nuk ka strehim dhe shpëtim përveç te Ti. Unë i besoj Librit Tënd të shpallur si dhe Pejgamberit Tënd të dërguar.” Nëse vdes në këtë natë, do të vdesësh në Islam e nëse gdhihesh, do të kesh shpërblim.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Kuptimi i hadithit

Muslimani në çdo kohë dhe në çdo moment në jetën e tij ka nevojë për Zotin e vet. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, e ka udhëzuar umetin e tij në lutje dhe dua të cilat e zgjojnë zemrën e muslimanit dhe e lidhin atë me Zotin. Ndër këto lutje është edhe kjo lutje të cilën i Dërguari i Allahut ia mësoi El Bera bin Azibit, që ai ta thoshte kur të shkonte në shtrat për të fjetur.
Kuptimi i kësaj lutjeje përmban dorëzimin e plotë ndaj Allahut, drejtimin tek Ai në të gjitha çështjet dhe mbështetjen tek Ai në çdo moment, duke shpresuar te mirësitë që gjenden tek Allahu për atë që e respekton dhe i nënshtrohet Atij dhe duke pasur frikë për atë çfarë gjendet tek Ai nga dënimi për atë që nuk e respekton dhe nuk i nënshtrohet Atij.
S’ka strehim dhe mbrojtje tjetër vetëm se duke iu drejtuar Allahut dhe kjo konsiderohet nënshtrim dhe dorëzim i plotë ndaj Allahut të Lartësuar. Në fund të kësaj lutjeje besimtari përforcon imanin (besimin) në librin e Tij, me dituri, me vepër dhe me besim në të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, duke e pranuar atë si të Dërguar dhe duke e pasuar.
I Dërguari alejhi selam i sqaroi El Bera bin Azibit se nëse e thoshte këtë dua (lutje) dhe vdiste po atë natë, do të vdiste në fenë e vërtetë dhe do të ishte prej robërve të pranuar të Allahut dhe prej fituesve të xhenetit. E, nëse zgjohej i gjallë, do të arrinte mirësi të shumta dhe shpërblime të mëdha nga Allahu i Lartësuar.

Çfarë përfitohet nga hadithi

Përmendja e Allahut dhe të luturit e Tij është ndër ibadetet (adhurimet) më të mira. Lutja e muslimanit drejtuar Zotit të vet ia forcon raportin me Të dhe i hap dyert e mirësisë. Është e rekomanduar për muslimanin që ta mësojë këtë lutje përmendësh dhe ta lexojë kur të shkojë në shtrat për të fjetur.

Përgatiti: Almedin Ejupi
28.12.2007

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit