7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës po kërkohet të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor

Më të lexuarat

Të hënën, Durim Berisha dhe Liridon Kurti i kanë dërguar shkresë ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci, për t’i kërkuar ndryshimin e këtij neni, pasi sipas tyre, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Liridon Kurti, njëri prej udhëheqësve të kësaj kampanje, tutje shtoi se interesimi i qytetarëve për t’iu bashkuar kampanjës është i kënaqshëm, pasi “janë kundër diskriminimit që po u bëhet vajzave me shamia”.

“I kemi mbi 25 mijë engagements në hashtag-un në rrjetet sociale Facebook e Instagram. Nuk e kam pritur këtë interesim kaq të madh”, u shpreh ai.

Një nen në udhëzimin administrativ të miratuar në vitin 2014 është ende në fuqi, duke ndaluar bartjen e uniformës fetare në objektet arsimore. Ndryshimi i këtij neni është kërkuar disa herë nga komuniteti islam.

Kryeministri aktual i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në deklarimet e tij, gjatë fushatës zgjedhore por edhe nëpër intervista televizive, ka thënë se është kundër ndalimit të bartjes së shamisë. Sipas tij, kjo është çështje e të drejtave elementare njerëzore.

“Ne jemi kundër ndalimit të mbajtjes së mbulesës”, ka thënë Kurti në një tubim në vitin 2017, ku ka thënë se partia e tij do ta “luftojë islamofobinë”.

“Pra ne nuk do ta pengojmë një vajzë që shkollohet, ose një vajzë që jep mësim në sistemin arsimor, për shkak se në njërën anë është e drejta e mësimit, e në anën tjetër është bindja jonë se është e rëndësishme çka ke në kokë, e jo çka ke mbi kokë”.

Prej kohës kur Kurti është bërë kryeministër, ai nuk ka thënë asgjë se cili do të jetë vendim i Qeverisë së tij në lidhje me bartjen ose jo të shamisë në shkolla.

Kujtojmë që, Kushtetuta e përcakton Republikën e Kosovës si shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit