14.3 C
Pristina
Monday, September 20, 2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i dedikon muajin gusht të rinjve të Kosovës

Më të lexuarat

 

Duke pasur parasysh mirëqenien dhe fuqizimin e të rinjve, “Muaji i Rinisë”, titullohet aktiviteti më i ri që do të organizojë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për nderë te Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, përcjellë KultPlus.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se programi i këtij aktiviteti do të promovojë dhe adresojë çështjet thelbësore për të rinj si aftësimin profesional dhe punësimin e të rinjve, shëndetin mendor dhe riprodhues, aktivizimin rinor në nivel lokal dhe qendror, rekreacionin dhe aktivitetet e kohës së lirë, vullnetarizmin, integrimin dhe mbrojtjen e të rinjve të margjinalizuar.

Aktivitetet e këtij muaji do të organizohen në bashkëpunim me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë nga data 2 gusht deri më datë 27 gusht.

Kjo ngjarje do të organizohet në bashkëpunim vendorë dhe ndërkombëtarë nga data 2 gusht deri më 27 Gusht.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit