Në një deklaratë të Ministrisë Shëndetësisë të lidhur me qeverinë e shpallur nga Husitë, theksohet se për shkak të epidemisë së kolerës, Sana është shpallur një “zonë fatkeqësie”
SANA (AA) – Militantët anti-qeveritare Husi në Jemen për shkak të epidemisë së kolerës kanë shpallur kryeqytetin e vendit, Sana, si “zonë fatkeqësie”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Ministrisë Shëndetësisë të lidhur me qeverinë e shpallur nga Husitë e publikuar në agjencinë zyrtare të lajmeve SABA të Jemenit, theksohet se për shkak të epidemisë së kolerës, kryeqyteti Sana ku po përjetohet një fatkeqësi shëndetësore e paparë ndonjëherë më parë është shpallur një “zonë fatkeqësie”.
